• |
ide | kryesore

Krimi në Kosovë/ 18-vjeçarja u dërgua në spital 24 orë pas vdekjes

-Instant, Arkiva, Lajme



18-vjeçarja Marigona Osmani kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt nga bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaqa dhe një miku i tij. E reja u dhunua barbarisht nga Krivaqa derisa humbi jetën. Informacioni u dha nga Nazlie Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë.

“Sipas informatave që kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i M. është politraumë ku për 2 ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, – tha Balaj në ATV.

Balaj tha se është skandaloze deklarata e gjykatësit kur tha se dyshimet kryesore për vrasjen e 18-vjeçares kanë të bëjnë me xhelozinë ende pa u mbyllur hetimet.

Gjykata Themelore në Ferizaj me anë të një komunikate për mediat njoftoi se arsyet që çuan deri tek vdekja e 18-vjeçares janë se i dyshuari për vrasje dyshonte se vajza po e tradhtonte me djalin e dajës së tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *