• |
ide | kryesore

Mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë, dyshohet për disa viktima

-Instant, Lajme, Planet



Rojet bregdetare libiane shpëtuan 51 emigrantë egjiptianë pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbys gjatë rrugës për në brigjet italian. 18 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur ndërsa është gjetur në det trupi i pajetë i një prej emigrantëve. Lajmi u dha nga portali Libya Observer.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigrantëve, që nga fillimi i vitit, në “rrugën” qendrore mesdhetare, që të çon nga Libia në Itali, janë mbytur 392 persona ndërsa nuk dihet fati i 632 të tjerëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *