• |
ide | kryesore

Kërcejnë shifrat e Covid në Shqipëri, 921 raste të reja, një person humb jetën (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rastet e reja me koronavirus po shënojnë vetëm rritje në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se janë identifikuar 921 raste të reja në 24 orët e fundit. Gjithashtu një qytetar ka humbur jetën.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6184 testime, 921 raste të reja, 1 humbje jete dhe 290 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6184 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 921 qytetarë, në këto bashki:

213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.

Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 921

Të shëruar në 24 orë 290

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 6184

Testime totale 1,026,069

Raste pozitive 143,174

Raste të shëruara 132,376

Raste Aktive 8311

Humbje jete 2,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3103

Shkodër 1415

Vlorë 778

Fier 677

Durrës 582

Lezhë 428

Elbasan 379

Berat 289

Gjirokastër 253

Korçë 160

Kukës 130

Dibër 117



2 Comments

  1. KOHA PER TE VLERSUAR RALITETIN NDAR PROBLEMET DHE ORIENTUAR ZGJILLJET ME DREJTESI HAK RREGULL MAS thotë:

    sa mbyllet sezioni,fillon semundja si me buton,,kjo eshte bota sot,num merren ,me dobin njerzorelirit te drejtat,zhvillimin e mendimit permes vlerave ,unitetet lilljet me ZOTIN E MALLERISHEM ,ne menyre qe te kene njerzit qartesi gjalleri zgjillje shpres,,,por merren me çdo shpikje kunder dobis kunder jetes kunder shpreses kunder qartesis,kunder zgjilljeve kunder jetes shpreses,se keshtu jua don interesi tyre,te marrin nen kontroll gjith çka edhe atje ku ZOTI MALLERISHEM E KA NDALUAR,por nje gje eshte e sigurt ,ZITIN E MALLERISHEM SMUND TA SFIDOJNE,LIGJET E TIJE DHE AS KRIJIMIN E TIJE SEPSE NE KURAN DHE SYNET KA LLEN GARANcI PER GJITH cFAR KA KRIJUAR per moszhdukjen e saj ,ndryshe vetem se sipas vullnetit tije,,qe do thot cilido qofte mendimi njerzor ndaj njerriut nuk arrihet pa vullnetin e te mallit ZOT,NJE GJE QENDRON PER TE GJITH DUHET TE KUPTOJME DHE ZBATOJME PERGJEGJSIT QE KEMI NGA ZOTI MALLERISHEM NE KETE BOTE,SA SNA PERFSHI I MALLI ZOT ME NDONJE NDESHKIM TE TMERRSHEM HYJNORE,,,O NJEREZ MBESHTETJUNI ZOTIT TUAJ PENDOHUNI KTHEJUNI ATIJE,LUTJUNI ,PER ME MIRE SE DO TA GJENI FALES DHE MESHIRUESANGAZHOHUNI NE MENDIME FJALE DHE VEPRA TE MIRA LARGOHUNI HARAMIT,QE ZOTI MALLERISHEM KA NDALUAR SI TE DEMSHSHEM PER JU,PERQAFONI HALLALLIN ,TE LEJUAREN QE TE NDJEHENI MIRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *