• |
ide | kryesore

Shtëpi bari në Vlorë/ Kultivuan kanabis në zonën e Otimës, tre të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



3 persona janë arrestuar në Selenicë të Vlorës, nën akuzat e tregtimit të lëndëve narkotike. Bazuar në informacionet e marra nga terreni se në zonën e Otimës në Selenicë, persona me precedent kriminal kishin kultivuar bimë narkotike, policia vuri në pranga Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, banues në Selenicë me pseudonimin “Robi”, Dritan Begaj, 54 vjeç, banues në Vlorë dhe Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.

Gjatë kontrollit në territorin e banesës dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjetën rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh. Policia ka sekuestruar 4 automjete, dy prej të cilave të blinduara, 6 aparate celular, një shumë parash dhe  lëndë narkotike kanabis.

Llanaj është person i njohur për policinë e Vlorës, si pjesë e bandave dhe krimit të organizuar. Më 1 tetor të vitit 2017 ai mbeti i plagosur, në rrjedhën e një sërë atentatesh të ndodhura në qytetin bregdetar, të cilat dyshohet se kanë lidhje me konfliktet e vazhdueshme me fisin Llanaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *