• |
ide | kryesore

E rëndë situata në Kosovë, 20 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon të jetë e rëndë situata e pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara me virus. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661. Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525″, njofton IKSHPK.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *