• |
ide | kryesore

Maliq/ Momenti kur makina shpërthen pasi ishte furnizuar me gaz

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë publikuar pamje të reja të incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes në Maliq, kur një makinë në lëvizje shpërtheu pak sekonda pasi ishte furnizuar me gaz. Në video duket makina që pasi është furnizuar, nis të largohet nga pika e karburantit dhe pasi kishte përshkruar pak metra, shpërthen në flakë. Dy personat që ishin brenda saj arrijnë të dalin pas disa sekondash. Policia tha se të dy të plagosurit ishin dërguar në spital për mjekim.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.



2 Comments

  1. Me shume mumdesi mdonjeri prej tyre ka ndez cigare brenda ne makine.
    Rregulli nr.1 per te gjithe qe kane impjante gazi neper makina eshte te mos ndezin cigare per minimumi 10 min mbasi e ka e furnizuar me gaz, por ti mbajne xhamat hapur gjate kesaj kohe per te ajrosur makinen.
    Beni kujdes, duhani vret edhe ne menyra te tilla!

  2. Punonjesit e distributorit asnje reagim per te shuar zjarrin????
    Po sikur shperthimi te kishte ndodhur vetem 2-3 sekonda me heret??
    A jane trajnuar punonjesit e distributorit si te veprojne ne nje rast te tille??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *