• |
ide | kryesore

Sassoli shprehet i zhgënjyer nga BE për afganët: Nuk mund të shtiremi se nuk na përket

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në fjalën hapëse të Forumit Strategjik në Bled, Slloveni është shprehur i zhgënjyer me situatën e afganëve duke thënë ka parë vende jashtë Bashkimit Europian që mirëpresin azilkërkuesit afganë, por asnjë vend anëtar i BE nuk e ka bërë të njëjtën gjë.

“Ne nuk mund të pretendojmë se çështja afgane nuk na shqetëson, apo përket, sepse ne morëm pjesë në atë mision duke ndarë objektivat dhe qëllimet e tij”, shtoi Sassoli.

Konkluzionet të cilave u referohet Sassoli mund të përmblidhen në një fjali të shqiptuar nga Komisionerja Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson. Ndër vendet jashtë BE-së, Shqipëria ofroi ndihmën e para për të mirëpritur refugjatët afganë që u larguan nga vendi pasi talebanët morën kontrolli, e ndjekur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *