• |
ide | kryesore

Video/ Polonia, ka 7 vjet pa humbje në shtëpi, Reja zbulon planin: “Lewandowskin e markojmë me dy”

-Instant, F1, Sport, Video



Në prag të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Polonisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, që do të nisë në ora 20:45 e që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, tekniku Edoardo Reja e ka të qartë se do të përballet me një nivel të lartë vështirësie, jo vetëm për kualitetin që ka skuadra e Paolo Sousa, por edhe sepse polakët në shtëpi nuk humbasin prej 7 vitesh: “Polonia ka një traditë shumë të mirë, në fushën e saj ka 7 vite që nuk pëson asnjë humbje. Jemi të ndërgjegjshëm që është një ekip që ka vlera. Gjithsesi ne e dimë që po rritemi si skuadër, kemi bërë paraqitje shumë të mira kohët e fundit, kemi një ekip kompakt”, tha Reja në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes -. “Presingu nuk fillon në mbrojtje, por në fazën offensive, në mënyrë që t’i hapim probleme Polonisë dhe ta vëmë në vështirësi. Nuk na lejohet asnjë gabim. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos t’i krijojmë hapësira dhe t’i godasim në kundërsulm”.

Markim special për Levandovskin është ndoshta zgjedhja e cdo trajneri në përballjen me lojtarin më të mirë të edicionit të kaluar. Nuk bën përjshtim as tekniku italian i kuqezinjve, që ka menduar markim të dyfishtë ndaj sulmuesit të Bayern Mynih: “Duhet të jemi të organizuar shumë mirë për të markuar Levandovskin sidomos në zonën e golit, sepse sulmon hapësirat në mënyrë të shkëlqyer. Nuk mjafton një lojtar por duhet të mbrojmë në grup mirë, mbase duke i vendosur një të dytë pranë. Ne do të evitojmë ti japim hapësirë këtij lojtari që nuk fal kurrë. Uroj të mos ket rendimentin që ka në klub, sepse e qartë që ekipi Kombëtar është më ndryshe”.

Nëse kërkon të vazhdojë të mendojë për kualifikimin, Shqipëria natyrisht duhet të kërkojë pikë në cdo fushë, sidomos ndaj një rivali direkt si Polonia: “Kur futesh në lojë për të luajtur një ndeshje, nuk futesh me idenë se do të humbasësh, por futesh në fushë me idenë se do të fitosh apo do të marrësh pikë. Gjithsesi, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të japim rendiment maksimal në këtë ndeshje, duhet të japim 100% ndaj Polonisë. Që në momentin që kanë filluar eliminatoret e Botërorit, ne kemi qenë të bindur për të shkuar në çdo ndeshje me qëllimin për të marrë pikë, pavarësisht kundërshtarit. Motoja jonë është respekt për të gjithë, por absolutisht nuk kemi frikë”, përfundoi Reja.

https://youtu.be/LdwxyPXxqxM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *