• |
ide | kryesore

Video/ Talenti më i madh i Barcelonës merr trashëgiminë e Messit: fanella me numër 10 është e Ansu Fati

-Instant, Sport, Video



Me merkaton e transferimeve të mbyllur me largimin e Griezmann dhe blerjen e Luuk De Jong, Barcelona më në fund ka vendosur se kujt do t’i caktojë fanellën me numrin 10, të veshur në 13 vitet e fundit nga Lionel Messi para se të transferohej te PSG. Pesha e trashëgimisë së Pleshtit ka kaluar mbi supet e një tjetri ‘të paracaktuar’, Ansu Fati, i cili më parë ka luajtur me numrin 22 e më pas me 17.

Ansu Fati është ende duke luftuar me pasojat e operacionit të dyfishtë në gjurin e tij të majtë dhe është i ndalur që nga 7 nëntori 2020. Para lëndimit, ylli i ri i Barçës kishte luajtur 10 ndeshje sezonin e kaluar, 7 në La Liga dhe 3 në Liga e Kampionëve. Gjithsej 596 minuta në të cilat ai kishte shënuar 5 gola (përfshirë një në Clasico kundër Real Madrid) dhe 2 asist. Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, Ansu Fati tashmë ka bërë 43 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar 13 gola (11 në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampionëve). Pas Rivaldos, Ronaldinhos dhe Messit, fanella legjendare me numrin 10 është ende në duar të mira.

ANSU FATI E FANELLA NUMËR 10



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *