• |
ide | kryesore

SHBA rikthen në Kosovë afganët e dyshuar për lidhje me talebanët dhe terroristët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 100 afganë të cilët janë evakuuar tashmë në SHBA janë konsideruar të dyshuar për lidhje të mundshme me talebanët ose grupet terroriste. Lajmin e publikon NBC që citon 2 burime të saj.

Të njëjtat burime thanë se 2 prej atyre afganëve, SHBA planifikon t’i rikthejë në Kosovë për një shqyrtim të mëtejshëm. Mësohet se edhe nëse do të ketë tjerë afganë të dyshimtë ata do të rikthehen në Kosovë.

Burimet nënvizuan për NBC se vetëm për shkak se një person është “shënjuar” nuk do të thotë se ai është një terrorist ose paraqet një kërcënim.

Nga më shumë se 30 mijë të evakuuar nga Afganistani në SHBA, janë rreth 10 mijë persona që kanë nevojë për kontroll shtesë. 100 prej tyre u vlerësuan për lidhje të mundshme me grupet terroriste.

Të evakuuarit e tjerë po vlerësohen Uashington dhe kanë rezultuar se janë dëbuar më herët nga SHBA për vepra të ndryshme penale. Departamenti i Sigurisë Kombëtare ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me këta individë.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë i kontaktuar nga NBC nuk pranoi të komentojë.

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të organizojnë strehimin e të miturve të pashoqëruar. Janë 10 të mitur afganë nën moshën 18 vjeç që mbërrijnë çdo ditë në SHBA. Sekretari i DHS, Alejandro Mayorkas tha se fëmijët afganë që mbërrijnë në SHBA të pashoqëruar do të strehohen nga shteti dhe se ndërsa agjencia punon për të gjetur një shtëpi të përhershme, një të afërm ose sponsor. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. ahahaha
    dmth plehrat qe smund te rrine ne amerike hidhen ne dardanistan
    dardanistani kosh plehrash per talebane

  2. Edhe une, kur jam ne banje, jashtëqes ne pergjithesi dhe, pasi kthehem ne dhome te ndenjes e me kap barku, rikthehem ne banje!
    Doemos!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *