• |
ide | kryesore

Tifozët e Espanyol dalin përtej cdo norme logjike: “ftesë” talebanëve për të goditur Camp Nou

-Instant, Sport
Espanyol



Ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Girona dhe Espanyol, e luajtur në 1 prill është e pabesueshme. Protagonistë këtë herë nuk ishin lojtarët në fushë, por tifozët e ekipit të dytë të Barcelonës. Mbështetësit e ekipit ku luan mesfushori i kombëtares Kejdi Bare këtë herë kanë dalë përtej cdo norme. Ata i kanë bërë thirrje talebanëve të godasin Camp Nou. Natyrisht është një mënyrë për të shprehur urrejtjen e tyre ndaj rivalëve të qytetit, por idea e ftesës për akte terroriste në stadiumin e Barcelonës është një cmenduri e pashoqe.

Ndeshja mes Girona dhe Espanyol përfundoi me fitoren 2-1 të vendësve. Një ndeshje që u bë kryefjalë për thirrjet fatkeqe të intonuara nga tifozët e Meravillosa Minoria. Teksti i korit la pa fjalë të gjithë ata që e dëgjuan: “Ai është një pilot fantastik, ulje hyjnore, forca talebanë, aeroplanë në Camp Nou”. Një himn në favor të talebanëve për të kryer një sulm mbi stadiumin e Barcelonës.

Lexo më tej: Prova false në Prokurori, Barcelona kërkon dorëheqjen e Tebas: “Fushate mediatike për ngjarje të pandodhura”

La Liga ka lëvizur menjëherë duke raportuar incidentin tek autoritetet kompetente. Në fakt, sjelljet që nxisin racizëm, dhunë dhe çdo lloj diskriminimi janë të ndaluara. Një episod që njollos në mënyrë të pashlyeshme reputacionin e tifozëve të Espanyol, por edhe vetë klubin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *