• |
ide | kryesore

Ish-futbollisti i Francës ndahet nga jeta pas 39 vjetësh në koma: mbrojtësi nuk u zgjua më pas gabimit me anestezinë

-Instant, Sport



Bota franceze e futbollit është në zi. Jean-Pierre Adams, ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të Francës, me të cilën luajti 22 herë, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, pasi kaloi 39 vjet në koma. Futbollisti me origjinë senegaleze, i cili iu nënshtrua një operacioni rutinë të gjurit më 17 mars 1982, nuk u zgjua kurrë pas një gabimi me anestezinë në spitalin e Lyonit. Adams ndërroi jetë sot në spitalin universitar të Nimes.

“Çdo gjë është në rregull, jam në gjendje të shkëlqyer” ishin fjalët e tij të fundit drejtuar gruas së tij Bernadette, e cila ishte gjithë kohën pranë tij në mëngjesin e operacionit për një këputje të tendinës së gjurit. Në dyshe me Marius Trésor, Adams bëri historinë e Bleus: të dy formuan në vitet 70’ të famshmen Garde Noire, gardën e zezë. Nimes, Nice dhe më pas Paris Saint-Germain ishin klubet e karrierës së tij të futbollit: në kohën e operacionit tragjik, 34-vjeçari po ndiqte një kurs për trajner në Dijon.

Adams mund të merrte frymë vete, pa ndihmën e një makinerie, por ishte i paaftë për pothuajse të gjitha lëvizjet e vullnetshme, por ishte në gjendje të hante ushqim dhe të hapte e mbyllte sytë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *