• |
ide | kryesore

Kanye West një perandori në rritje

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur, Kanye West ka hedhur hapin e parë për të lançuar markën e tij të produkteve shtëpiake.
Mësohet se kompania e tij “Mascotte Holdings Inc.” ka paraqitur një kërkesë për markë tregtare që do të përfshijë një larmi produktesh.

Po ashtu, Kanye ka një linjë veshjesh, një markë bukurie në nder të nënës së tij të ndjerë dhe kompaninë e prodhimit të filmave “Hald Beast”.

Kujtojmë se para disa ditësh është publikuar albumi i shumëpritur i Kanye West “Donda”.
Ky album ishte planifikuar për publikim që vitin e shkuar, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 26 këngë.
Më herët, reperi u përfshi në një polemikë pasi akuzohet për vjedhjen e logos së albumit. Kanye nxorri në treg disa veshje të zeza për të promovuar muzikën e tij të re, njëra prej të cilave kishte një kryq brenda Yllit të Davidit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *