• |
ide | kryesore

BE miraton 14.2 miliardë euro për vendet e zgjerimit, përfiton edhe Shqipëria

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit.

Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027.

Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE.

Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte.

Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve.

“Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca)”, thuhet në deklaratë.

Me të po ashtu bëhet e ditur se shtrirja dhe intensiteti i ndihmës mund të pësojnë modifikime, në rast të mungesës së vazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave themelore./REL/



1 Comment

  1. SHQIPERIJA KOSOVA KAN POTENCIALE MINERALE QE SKAN NEVOJE AS PER FONDE DHE AS TE KUSHTEZOHEN NGA POLITIKAT E VARESIS,SKLLAVERUESE MAFIOZE SHEKULLORE EVROPIANE ,SHQIPTAREVE JU MUNGON VETEM NJE GJE LIRIT TE DREJTAT QE U JAN GRABITUR NGA EVROPIANET QE ME HIR OSE PAHIR DUHET VIHEN NE VEND

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *