• |
ide | kryesore

Kërcejnë shifrat/ Mbi 1 mijë raste të reja me Covid në Shqipëri, 5 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon të jetë e rënduar situata e pandemisë në vend. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 1079 raste të reja nga 6732 testime. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid. Viktimat janë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra.

Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa janë 12,399 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,391 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1079 qytetarë, në këto bashki:
384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh, nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.
Janë 12,399 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 5 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 804 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,391 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 1079
Të shëruar në 24 orë 804
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 6732

Testime totale 1,095,250
Raste pozitive 153,318
Raste të shëruara 138,391
Raste Aktive 12,399
Humbje jete 2,528
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4758
Shkodër 1743
Durrës 1115
Fier 957
Vlorë 892
Lezhë 775
Elbasan 639
Berat 484
Korçë 306
Gjirokastër 261
Kukës 260
Dibër 209



6 Comments

  1. LARGIMI NGA E VERTETA ESHTE NJE KOSTO PER SHUMIcEN DHE PERGJEGJSI E NDESHKIM PER AUTOR DHE AKTOR NGA ZOTI TYRE GJITHA KRIJESAT, NUK DOJA TA BEJA KET KOMENT ,LE TE VLEJ SI ZERI MESAZHIT DOBIS JETES,PER LARGIM NGA PADREJTESIT thotë:

    mbaroj plazhi ,fitimet,tani filloj korona,virusi,mos u tallni me njerzitMOS MASHTRONI mos ju meszisni jeten mos i irritoni ,mos ju humbni shpres mos i demtoni,,se mbi gjith ne ka nje ZOT QE NDESHKON VEPERKEQIT DHE SHPERBLEN VEPERMIRET,NESE NJERZIT SARRIN ,TE NDALIN TE KEQEN ,NE FINALE ,ESHTE ZOTI MALLERISHEM I GJITHPUSHTETSHEM I PASFIDUESHEM QE DO TUA JAPIN HAKUN GJITHEVE KINI FRIK ZOTIN LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA,TASHME NDESHKIMI HYJNORE KA ZBRITUR PERDERI SA NJE PJES NJERZORE MENDON FLET DHE VEPRON SHKATRRIMIN NJERZOR,BEN ZULLUM NE TOK A NUK E SHIHNI ZVOGLIM TE MASES,RAMJE PROLLIMI ,DHE ANGAZHIMET NE TE KEQEN ,CILIN ,VEPRIM PRESIN TU NDOLLE TE FITONI URREJTJEN DHE MALLKIMIN E ZOTIT BOTNAVE TE DERGOJE USHTRIN E TIJE ENGJEJT DHE TU NDESHKOJNE DREJTPERDREJT PER MIZORIT QE BENI,AI E DIN ME MIRE,SE KUR DHE SI POR HISTORIJA KA TREGUAR SE ,ZOTI I KA NDESHKUAR MIZORET SI INDIVID APO POPUJ,KUR ATO KAN KALUAR CAQET PASI JUA KA BERE TE MUNDUR TE MESOJNE TE VERTETEN DHE JU KA LENE KOHE QE TA MESHIROJN VETEN DUKE U PENDUAR DHE LARGUAR NGA PADREJTESIJA,,ZOTI MALLERISHEM URDHERON PER DREJTESI HAK NE LIBRIN HYJNORE KESHILLON TE KESHILLOJM PER MIR DHE NDALIM NGA E KEQA POR DHE KERENON TE PABINDURIT SE DO TI NDESHKOJNE ASHPER SI POPUJT E MEPARSHEM ,KUSH SI BINDET TE VERTETES NE ULLZIMIN HYJNORE DO TA SHIJOJNE ZHVILLIMIN E SAJE NE PRAKTIK,ME AKTIMIN SIPAS VULLNETIT ZOTIT,

    1. Po ku dinë këta per ZOT këta ja kanë shitur shpirtin Djallit shqetesohen vetëm për të drejtat e bythqirave, transeksualeve dhe për para.
      Këta do digjen përjetësisht në flakët e Ferrit por po na marrin në qafë në jetën tokësore.

  2. Keta te vdekur ndodhin mbi te gjitha nga ata talebane qe pellasin gjithe diten kunder vaksinave duke i mbushur mendjen njerezve me budallalliqe. Vaksinohuni o popull qe te evitoni tragjedi te tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *