• |
ide | kryesore

Afganët në rrezik, Qeveria Shqiptare lëshon 705 viza

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas mbërritjes të 644 qytetarëve afgan, qeveria shqiptare në bashkëpunim me një senator amerikan kanë bashkuar forcat për të nxjerrë nga Afganistani 705 persona. Top Channel meson nga burime në dijeni të këtij operacioni humanitar mëson se qeveria shqiptare ka lëshuar viza për 705 qytetarë afgan.

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama, i ka ardhur nga senatori amerikan Richard Blumenthal i cili ia ka dërguar listën e këtyre 705 personave edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Dy avionët që do t’i çojnë fillimisht në Doha e më pas në Tiranë ndodhen në aeroportin Mazari Sharif, por nuk po lejohen të ngrihen paçka se kanë leje fluturimi për tu ulur në Katar dhe në Shqipëri.

Vetë, senatori amerikan Richard Blumenthal ka deklaruar se:

“Unë bashkë me stafin tim kemi punuar ditë e natë për të siguruar një udhëtim të sigurt për dy avionë të cilët do të marrin shtetas amerikan, aleatë afganë që u rrezikohet jeta dhe familjet e tyre. Unë shpresoj që Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit të bëjnë gjithçka nën fuqinë e tyre e ta realizojnë këtë . Këta shtetas amerikanë dhe afganë të cilët sakrifikuan gjithçka për vendin tonë, në nuk mund ti lëmë ata atje”./ TCH



3 Comments

  1. Po si thua ti, kot i ngritem organet e vetingut me dollaret e amerikaneve?? Keshtu qe do ti behet vetingu njehere. Nqs kane probleme e hengrem se ngelen ketu. Nqs jo ikin ne amerike ku fillojne pune si uber drivers.

  2. Ky senator ne amerik si ai deputeti i pencionisteve ne Shqiperi i L. Bashes qe u fut ne parlament.
    Po ne sa shtete duhet te kalojne keta per te aritur ne Albakistan.
    Senator hahahaha sa bajga e sherbetore te krimit ka SH B A mund ti sjell ne Albakistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *