• |
ide | kryesore

Jessica Alba, tashmë një sipërmarrëse e suksesshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja, Jessica Alba ka folur së fundmi për rrugëtimin e kompanisë së saj “The Honest Company”.

Në një intervistë për  “People”aktorja rrëfeu se e dinte që në fillim që kompania e saj do të kishte sukses.”Unë në fakt kisha këtë vizionin e madh menjëherë dhe pastaj më duhej të zbrisja me këmbë në tokë. Unë thjesht e dija në zemrën time se kjo kompani duhet të ekzistonte. Nëse njerëzit do ta dinin se mund të merrnin shëndetin dhe mirëqenien e tyre në duart e tyre dhe të bënin zgjedhje më të mira, pse jo?Çdo detaj kishte rëndësi. Kështu që unë nuk kam fjetur shumë dhe kam punuar e fiksuar edhe gjatë fundjavave”, u shpreh ajo.Jessica themeloi “The Honest Company” në vitin 2012 me Brian Lee, Sean Kane dhe Christopher Gavigan. Kompania e saj ka në shitje të gjitha llojet e produkteve për fëmijë, bukurinë dhe mirëqenien dhe i reklamon ato si miqësore me mjedisin falë një liste prej mbi 2.500 kimikatesh që refuzon të përdorë në produktet e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *