• |
ide | kryesore

Berisha zbulon hapat që ndjekë kundër Bashës: Të hetohen përfitimet e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të investigohen përfitimet e kryedemokratit Lulzim Basha, duke u shprehur i bindur se ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se shumë shpejt do të nisë edhe aksionin e tij për të “ndëshkuar” numrin një të Partisë Demokratike.

“Në kohën time SHBA nuk i ka caktuar dot kryetarët e partive. Interesi i tyre është interesi ynë. Secili ka interesin e tij. Por në mënyrë absolute nuk mundet që të caktohen kryetarët e partive. Nëse ju mendoni që një shtet tjetër mund t’i caktojnë deputetët dhe kryetarët e partive, kjo është fundi i sovranitetit të këtij vendi.

Cili është aksioni kundër Lul Bashës? Rivendosja dhe konsulta me anëtarët e PD, aktivistë, drejtues për mënyrën si Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë.

Marrëveshje Rama-Basha? Dyshime kam pasur. Por nuk e kam ditur që ka marrëveshje. Ramës i duhet fasada. Luli bashkon forcat me Ramën kundër Sali Berishës. Çfarë fiton tjetër nga ato të nëndheshmet? Bëni ndonjë investigim. Lul Basha s’mund të sillet kështu. Do e çoj këtë çështje deri në referendum” – tha Berisha.



12 Comments

  1. pash ate trapin gazetar qe nuk e kupton sovranitetin
    te te vij une dhe te shk. gruan si do te te vinte?

    1. dmth ja futi lul sorrosi edhe ketij mavrise
      ore ku jane ata mijera qe ne 92 therrisnin rrofte sali berisha liri demokraci
      ku jane fshehur?

        1. stresi, baba stresit me familje, femijet e bashkim gazidedes, e gjithfare maloket e tjere ne tirane qe nga kooperativiste qe mbillnin miser edhe mblidhinin geshtenja ne tropoje u bene si fillim gardista e shiksa pastaja me prona e dyqane ne tirane per keta e kam llafin

  2. pash ate trapin gazetar qe nuk e kupton sovranitetin
    te te vij une dhe te shk. gruan si do te te vinte??

  3. – Sali Berisha nuk ka investuar në miqësi, sepse po shihet që nuk e ka asnjë mik (sikur që askush nuk e ka asnjë mik), por sikur të gjithë njerëzit, edhe Berisha, ka kujtuar se miqësia krijohet me dhurata, me privilegje, me pozita.

    Jo nuk krijohet, ashtu krijohen robërit (e robi ëndërron ta vras të zotin e tij), sepse gjithmonë gjendet dikush që jep dhurata më shumë se ti;

  4. Ky Saliu ka ide per veten. Spunton e merr nga maloket qe i beri me prona ne mal me prona ne bregdet dhe me ofiqe ne zyrat e shtetit se helbete Shqiperine e kishte prone te trasheguar nga Sheqerja.
    Qe nuk fiton gje referendum kjo eshte e sigurte por ate nuk e lene alushinacionet ta kuptoje kete .
    Gjithashtu Saliu ka mallekimin e atyre njerezve te thjeshte e te ndershem , qytetare te vjeter qe i nxorri nga shtepia ne rruge te madhe ne ditet e fundit te jetes duke mos i dhene absolutisht asnje mundesi strehimi , sikur te ishin kriminele . Veprim banditesk, antinjerezor qe ja kalon komandove te Gestapos naziste dhe atyre serbe.
    Zoti vonon por s‘harron . Kete ta dije mire Berisha dhe kushdo tjeter qe i hyn ne hake dikujt.

    1. O INJORANT cdo shqiptar ka te drejten te jetoj, te banoj, apo te leviz neper vend ku ti doj qejfi pa dallim krahine, feje apo dialekti.E ke me ligj.Te vjen keq kur ca italiane te therrasin ty , familjareve te tu, apo bashkekombasve te tu Albanese di merda?Keshtu ndodh kur ofendon edhe vellezerit e tu qe i therret maloke,labe,laluce etj.

  5. Berisha ne prag te vdekjes politike mund te na bej nje ndihme te madhe te na tregoj se kush ka vjedhur, çfare ka vjedhur, e sa kane vjedhur, sepse jo me kot SHBA e cilesoi si “ALI BABA” e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *