• |
ide | kryesore

Dua Lipa publikon versionin remix te Cold Heart në bashkëpunim Elton John

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka vazhduar me publikimin e projekteve të reja dhe këtë herë artistja ka lansuar versionin ‘remix’ të këngës “Cold Heart”.

Në versionin origjinal, Dua ka bashkëpunuar me legjendën e muzikës, Elton John, ndërsa tani kënga është realizuar ‘remix’ nga DJ e njohur amerikane, The Blessed Madonna.

Treshja e famshme e artistëve kanë publikuar këngën vetëm në versionin audio, ndërsa The Blessed Madonna është shprehur e lumtur për këtë bashkëpunim. “Ashtu si pothuajse të gjithë në planet, unë mahnitem nga Elton John dhe Dua Lipa. Ishte një nder kaq i madh të më kërkohej të isha pjesë e bashkëpunimit të tyre, i cili është një projekt kaq i bukur. Menjëherë më pëlqeu kënga dhe u përpoqa shumë për ta bërë atë mirë. Nuk është gjë tjetër veçse gëzim i madh të jesh në orbitën e këtyre ikonave dhe zemrave të tyre të mëdha e të ngrohta të bukura. Unë i vlerësoj të gjithë ju që do ta dëgjoni”, është shprehur The Blessed Madonna.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *