• |
ide | kryesore

Tenderat me porosi/ Rama-Balluku gati të ndajnë 130 milion euro për Unazën e Florinjtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është mbërthyer nga kriza e rëndë e opozitës, një dorë e zezë po zhvat paranë publike të shqiptarëve deri në qindarkën e fundit. Afera e radhës po gatuhet me paketën 130 milionë euro të tenderave për ndërtimin e Unazës së Tiranës.

Javën e ardhshme, ARRSH do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës. Por fituesit e llokmës më të madhe të buxhetit, nuk do të përzgjidhen kompanitë që ofrojnë çmimin më të favorshëm për taksapaguesit, por ato që kanë inxhinierët me diplomat më të mira.

Për herë të parë në historinë e një pune publike kaq të madhe, zgjedhja e fituesve do të shpallet mbi një formulë të çuditshme, ku ofertës financiare i janë lënë vetëm 50 për qind e pikëve. Gjysma tjetër është e lidhur me kritere subjektive të padëgjuara ndonjëherë më parë. Vetëm dy prej tyre, organizimi i brendshëm i kompanisë dhe përgjegjshmëria sociale kanë plot 25 pikë, raporton MCN.

Pra, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndajë 130 milionë euro sipas cilësisë së inxhinierëve duke marrë përsipër të bëjë edhe rankimin e Universiteteve. Por mënyra se si do të pikëzohet ky vlerësim është mister. Fjala vjen, sa pikë i jepen një inxhinieri që është diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe sa një tjetri që mund të jetë diplomuar në Romë, Athinë apo Milano. Sa pikë i jepen një inxhinieri që ka mbaruar ish-universitetin “Enver Hoxha” dhe sa një tjetri, që është diplomuar pas viteve 90?! Përtej kësaj, po kaq mister është edhe mënyra se si do të pikëzohet kriteri për ndikimin social, lidhur me punësimin e banorëve të zonës ku kalon projekti.

Plot 25 pikë mbi dy kritere totalisht subjektive. Praktikisht, kjo formulë eliminon ofertat më të ulëta duke ua dhënë tenderat kompanive që ofrojnë çmimet më të larta, madje edhe nëse diferencat janë 5 milionë euro apo edhe më shumë. Por formula e fituesit është vetëm gjysma e historisë. Gjysma tjetër është ajo e kritereve të kualifikimit. Këtu çudirat janë edhe më të mëdha.

Edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin segment rrugor, me të njëjtat karakteristika teknike, kriteret e detyrueshme të kualifikimit ndryshojnë nga njëri lot në tjetrin. Në një lot kërkohet që kompania të ketë 14 inxhinierë ndërtimi të profileve të ndryshme në stafin e saj, në lotin ngjitur 6 inxhinierë, diku 7 dhe diku tjetër 9 inxhinierë. Po kështu, edhe për makineritë dhe pajisjet. Në një lot kërkohet vinç 300 tonë, në një tjetër eskavator me krah 20 metër.

Këto kritere të ndryshme nuk janë të rastësishme. Kostumi është qepur me porosi që t’i rrijë një fituesi të paracaktuar në secilin prej 7 tenderave. Mes kompanive të ndërtimit po qarkullon një listë me emrat e kompanive të paracaktuara si fituese për secilin lot. Ndër to bëjnë pjesë Salillari, Gjikuria, Alko Impex etj. Këto kompani do të ndajnë tortën 130 milionë euro të Unazës, në një garë që është veshur sakaq me hije të rënda.

I gjithë procesi është ankimuar. Fillimisht në ARRSH, por pa rezultat. Njëra prej kompanive ankuese, Vëllezërit Hysa, i është drejtuar edhe SPAK me një kallëzim për të nisur hetimet mbi këtë tender, sipas saj korruptiv. Kjo mund të jetë edhe një luftë e brendshme mes klaneve të maxhorancës. Shpesh aferat më të mëdha kanë dalë në dritë pikërisht nga këto luftëra. Por kjo tashmë ka pak rëndësi.

Qeveria po bëhet gati të prokurojë 130 milionë euro në mënyrë të dyshimtë dhe me hije të rënda korrupsioni. Opozita e dërrmuar nga kriza e rëndë dhe skandalet e brendshme nuk ka më fuqi të mbrojë interesin publik përtej grisjes së fletëve të votimit në Kuvend. Ky është terreni më i përshtatshëm për të zhvatur paranë publike, teksa qytetarët kanë mbetur pa asnjë mbrojtje ndaj duarve të zeza që grabisin buxhetin. Dhe ironia qëndron në faktin se vetë kryeministri është i bindur dhe madje lëvdohet publikisht se tenderat e infrastrukturës janë modeli i ndershmërisë. Ja ku e keni modelin e tenderave të ndershëm. Jo 200 mijë euro sa kanali i Lushnjes, por 130 milionë euro me një dorë./MCN



6 Comments

  1. Po normale keshtu veprojne hajdutet vemendja shkon te Lulushi qe ja futi Sales, nderkohe nga ana tjeter behet krefja. Mos harroni qe u rrit dhe cmimi i bukes apo vari trapin te zhduket Sala po barku bosh le te rrije. Tani do bejme hajer ne si vend se deri dje na pengonte Saliu, tani vetem begati per kete popull fu(kar)a.

  2. George Soros shpjegon në mënyrë tepër eksplicite se ka arritur një marrëveshje me Berishën nga ku dallohet se KOP-i i famshëm në fakt ishte instrumenti i injektimit në PD të njerëzve të tij.

    Me sa duket, Berisha i vitit 2005 ka qenë tepër i qartë se pozicioni i tij në raport me SHBA-në kishte ndryshuar dhe se për të mbajtur veten në lojë, në kohë paqeje në Ballkan, i duhej të negocionte dhe të lidhte aleancë me vet Sorosin.

    Pikërisht ashtu bëri Berisha, lidhi aleancë me Sorosin për të mundur Nanon në 2005-ën.

  3. BAJNE GJANA PER FASADE DHE VJEDHIN SA MUNDEN DHE DELET JANE TE KENAQURA ME BUKURINE E RRUGVE , HAJDUTAT E KUCKAT NE VEPERIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *