• |
ide | kryesore

Berisha “non grata”/Rama në rolin e atij, që hedh gurin dhe fsheh dorën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

E akuzojnë si një nga nxitësit kryesorë të furtunës që përfshiu Partinë Demokratike në muajt e fundit, por Edi Rama e ka kontrolluar entuziasmin pas 25 Prillit duke e lënë skenën të gjithën në dispozicion të dramës, që konsumohet brenda selisë blu. Gjatë seancave në parlament, porosia për deputetët socialistë ka qenë se duhet të mbyllin gojën përballë çdo akuze që i vjen nga opozita për të mos provokuar asnjë përplasje.


Kur Basha shpalli përjashtimin e Berishës nga partia, Rama ia la ambasadës amerikane urimet e rastit.


Lexo edhe: Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së/ Reagon Ambasada e SHBA: Vendim i vështirë nga Basha, meriton respekt

Lexo edhe: Rama i qan hallin PD-së: Të kemi durim e respekt për traumat e të tjerëve

Vetë, iu përgjigj shkurt gazetarëve. Ndërsa dilte në oborrin e parlamentit, të shndërruar në ringun e përplasjes mes demokratëve Rama tha me ironi: “Të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve”.

Kryeministri ia ka dalë të shmangë një koment shterues, se si e shikon atë që po ndodh në kampin opozitar që nga data 29 Maj kur Berisha u shpall “non grata”. Por qëndrim indiferent sot, dekonspirohet nga deklaratat e forta të Ramës dje. Duket sikur ai gjithnjë ka qenë në dijeni të asaj që mund të ndodhte në PD, që nga shpallja “non grata” e Berishës, e deri tek presioni mbi Bashën për të kryer “atvrasjen”, një akt që Rama e ka nxitur publikisht duke u mburrur se vetë kishte ndjekur të njëjtën trajektore dhe duke sfiduar Bashën për aftësitë e tij si lider.

Para se Departamenti Amerikan i Shteti të shpallte non grata Berishën, kryeministrit i shpëtoi një deklaratë që atëherë ra si rrufe në qiell të pastër, gjatë një debati të acaruar në parlament. Në fillim të shkurtit 2019 i tha publikisht Berishës në parlament se SHBA nuk i jepte vizë.

“Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha Rama në parlament në 1 shkurt 2019.

Berisha nuk i dha përgjigje të qartë. Tha se nuk kishte pasur asnjë post të rëndësishëm vitet e fundit dhe se nuk preferonte të bënte vizita jashtë. “Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. Prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë ti, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë”, tha atëherë Berisha.

Vetë Rama nuk ka dhënë asnjëherë shpjegime se si u vu në dijeni të faktit se Berisha ishte shpallur ndërkohë, apo do të shpallej “non grata”. Nuk ka shpjeguar asnjëherë se nga kush u informua për sfidën që i hodhi Berishës në raportet me DASH.

Gjatë fushatës së 25 Prillit, Rama këmbënguli gjithnjë në ndarjen e Bashës nga Berisha. Varësia e Bashës nga Berisha, bllokimi i kryetarit të PD-së përballë ish liderit, provokimet për Bashën të cilin e quante “një manekin”, ishin disa nga shtyllat kryesore të fjalimeve për të sfiduar kundërshtarin.

Ndërkohë, Bashës i përsëriste me ngulm një ftesë për bashkëpunim, por sërish duke i kujtuar një kusht: distancim nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke këmbëngulur se kjo do të ishte rruga e duhur për të.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët” ishte deklarata e Ramës gjatë fushatës.

Berishën dhe Metën, i quante “pengmarrës” të Lulzim Bashës, ndërsa këtë të fundit një “manekin qesharak”, duke nënkuptuar se ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për vendimet që merrte në parti.

Linja që ndoqi Rama përkundrejt Bashës mori kuptim në datën 29 Maj, kur amerikanët e shpallën Berishën “non grata” dhe më pas, kur ata artikuluan të njëjtën kërkesë që e kishte përsëritur aq shpesh Rama gjatë fushatës: ndarjen nga Berisha.

Edhe pasi fitoi zgjedhjet, Rama foli me të njëjtën gjuhë, sikur të ishte në dijeni të pozicionit të vështirë në të cilin do të gjendej Lulzim Basha pas disa muajsh. Kryeministri i sapozgjedhur tha se ishte gati të bashkëpunonte me Lulzim Bashën, duke mos harruar kushtin për distancimin mes liderëve të PD-së.

“Nuk kam vija të kuqe për bashkëpunimin” përsëriste Rama, pa harruar, të kujtonte ndarjen e PDsë nga ish-kryetari, që amerikanët e kishin shpallur non-grata.

Nuk ka asnjë provë se Rama është direkt i përfshirë në rrufetë që amerikanët kanë lëshuar mbi Partinë Demokratike, por në anën tjetër duket se ai është i vetmi që nuk është surprizuar nga ato. Loja e Ramës tregon se ai ka qenë gjithnjë një hap para demokratëve në raport me amerikanët dhe po e shfrytëzon në maksimum pozicionin e vështirë ku gjenden liderët demokratë. Në këtë situatë, mbetet e vështirë të provohet se kryeministri është pjesë e lobimit në Departamentin Amerikan të Shtetit për të arritur deri tek shpallja non grata e Berishës, ashtu siç e akuzojnë, por heshtja e tij ditët e fundit pasi ka dhënë vazhdimisht sinjale se ka qenë në dijeni të çfarë ndodhte në prapaskenë, e vizaton atë si njeriun që fsheh dorën, pasi ka hedhur gurin./Lapsi.al

26 Comments

  1. Emerimi i Toni Blinken i hapi rruge edhe endrrave me te shfrenuara te Rames. Ne ja patem friken modelit te Erdoganit si inspirues i autoritarizmit ne Shqiperi por veprimet e kesaj administrate amerikane ne menyre krejt te qellimshme por parimisht te shpjegueshme i hapen rrugen Erdoganizimit perfundimtar te pushtetit te Shqiperise sado paradoksale te duket. Keta njerez kane me shume probleme me demokracine se me autoritarizmin.

      1. Sekretari amerikan i shtetit është vënë këto ditë në siklet me pyetjet e senatorëve e kongresmenëve republikanë e demokratë, . lidhur me mënyrën e dyshimtë të largimit nga Afganistani

      2. Ne keto raste vlen gjithmone shprehja e Karl Popperit qe paradoksalisht eshte edhe mentori i Sorosit. Popper thote qe demokracia ka shanse te funksionojne sepse edhe pse vetem pak njerez jane te afte ta bejne politiken, shumica jane te afte ta kuptojne dhe vleresojne drejte.

          1. Nuk ka gabim por diference ne rol dhe qellime. Sorosi nuk eshte filozof por aktivist dhe per pasoje nuk pret pjekjen e kushteve brenda procesit demokratik per te arritur objektivat e aktivizmit te tij. Nuk mund te kete shoqeri te hapur nese ti e paracakton se cfare eshte e mira dhe ke edhe fuqine per ta imponuar ate. Rezultati praktik i investimit te Sorosit sot eshte nje shoqeri e hapur per mendje te mbyllura, me nje fjale, multikulturalizem.

    1. Pse ju vjen e papritur kjo juve të kalemit ?
      Do të donit që Rama mos të përfitonte ?
      Donit të thotë : – Sa gjynah. Po zihen. Mos u grindeni. Hajde se po ua le qeverinë.
      Po ça bëni? Ai do ti groposë të paktën deri në 2029. I ka rënë BINGO.
      Apo jo mor NAMUT ? Po GËLBAZA, ç’thotë? I fshiu buzët që i kishte lyer me gjizë në bodrumet e SHQUP-it ?

    2. Ambasadorja eshte burokrate blinken do bëjë dhe të mira dhe gabime

      Problemi eshte qe Rama sdo opozite.

      Basha eshte i zgerlaqur.

      Si do fitoje opozita me zgerlaqje?

      Si do bëjë opozitë një i zgerlaqur

      Sille perdridhe nga të duash por fitorja vjen vetem pa bashen

      Para se te ikë rama duhet të ikë basha .

      Pot ka një gjë të mirë, ai ska mbështetje edhe po të ikë nuk ka rrjedhje votash dhe partia hapet për prurje të reja, dhe mundesisht njerëz fitues.

      Basha qerrohu

  2. Dosjet që i janë afruar Bashës nuk janë të panjohura nga ai. Nuk kanë të bëjnë me Soros dhe sorisianë, që po shfaqen nga fryma berishiste si një sekt që drejton gjithë botën. Nuk kanë të bëjnë as me Kosovën. Naivët mund të mendojnë se Berisha e shpëtoi Kosovën nga ndarja, ku desh e çoi politika amerikane. Kosovës nuk i ndryshon asnjë centimetër pikërisht nga Shtetet e Bashkuara e jo nga përrallat e politikës në Tiranë apo në Prishtinë.

  3. Per mua , tek ky vemje me fytyre njeriu nuk me bene pershtypje asnje vemrim sado i pamoralshem apo anormal qofte . I gjati ine vuan nga “schadenfreude” . Sepse ne shpirt ka pabesine , intrigen dhe sensin e kenaqesise te te berit keq te tjereve dhe rrjedhimisht eshte mosmirnjohes i lindur . Mirënjohja është një shenjë e fisnikërisë së shpirtit . Mosmirnjohja eshte shenje e “schadenfreude” , eshte shenje e ligesise , e ligesise se trasheguar .

  4. Partinë Demokratike nuk e themeloi Sali Berisha. Ai e mori (rrëmbeu) me marifete dhe dredhira, e drejtoi me mënyra dhe metoda nga më stalinistet, derisa pergatiti “djalin” e tij pasardhës. Ky i fundit, në fakt, i bëri hatanë, e flaku si njeri të padenjë për partinë. Kjo ka ndodhur dhe ndodh gjithmonë në partitë maksiste-leniniste. Vjen një ditë dhe “i riu, e ha të vjetrin”.Me nje shkrim te gjithe shpellkaret e lapsit peshkohen kollaj,bravo shkul llak

    1. Po , basha jep doreheqjen

      Basha -> Balles

      Basha: Mos bëj dërr dërr! Ushtar i krimit!

      ja keshtu do e jape doreheqjen : Mos bëj dërr dërr! Ushtar i krimit!

  5. Jo kot per muhabet si me thane lloqe Kavaje.
    A do jep dorheqe Lulzim Basha nga kryek….. Partie nese humb zgjedhjet e 2025!

  6. Kurva që quhet i paemër,ka turp të paraqitet me emrin e saj,kurvë domethënë…
    Salihu e kishte hak,Lul pordha po ashtu…
    Po këta ,amerikanët,e kanë idenë ku po na çojnë,apo edhe ne si Afganistanin…!?
    Hë kurva,përgjigju…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu