• |
ide | kryesore

Dëmtim i ri për Ibrahimovic, humbet ndeshjen me Liverpool: “Është i dëshpëruar, do ishte titullar”

-Instant, Sport



Goditje e fortë për Milanin: Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit për transfertën e Liverpool. Klubi kuqezi bën të ditur se sulmuesi suedez gjatë seancës së fundit, e kryer këtë mëngjes në Milanello, ka patur shqetësimin e dhimbjes në tendinën e Akilit dhe stafi mjekësor vendosi ta mbajë atë në shtëpi si një masë paraprake. Gati do të jetë Giroud, i cili është shëruar nga Covid dhe është në balotazh me Rebic.

Dhimbje që Ibra në fakt e kishte ndjerë që pas ndeshjes kundër Lazios, siç shpjegohet nga Pioli: “Ne shpresuam që t’i kalonte me pushimin e të hënës e ndërkohë ndjeu dhimbje përsëri këtë mëngjes. Është i dëshpëruar, donte të luante si të gjithë të tjerët dhe do të kishte qenë titullar. Pas katër muajsh pa luajtur një inflamacion edhe mund të ndodhë, ishte mirë. Ndoshta edhe fusha e San Siro i dha shqetësim. Ne shpresuam që ai të shërohet, por është e kotë të rrezikosh. Kemi shumë ndeshje përpara”.

Zlatan Ibrahimovic ishte gati për takimin me historinë, që do të thotë të bëhet golashënuesi më jetëgjatë në historinë e Ligës së Kampionëve duke kapërcyer Francesco Tottin. Një takim që do të duhet ta shtyjë, sepse në moshën 40 vjeçare nuk mund të nënvlerësohet asnjë shqetësim ose dhimbje. Kështu stafi mjekësor, në marrëveshje me lojtarin, vendosi ta mbajë atë jashtë sfidës së Anfield Road. Tani për Piolin ekziston dyshimi Giroud-Rebic që do të shpërndahet vetëm në orët para ndeshjes. Milan do të duhet të përballet me kthimin në Ligën e Kampionëve pa kampionin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *