• |
ide | kryesore

100 fusha të reja për futbollin shqiptar: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së aprovon projektin

-Instant, Sport



Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, i ka dhënë dritën jeshile një projekti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit në vendin tonë. Kështu, anëtarët e KE-së diskutuan dhe miratuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, ku më prioritare ishte projekti i 100 Fushave, një nga projektet më të mëdha të FSHF-së, që konsiston në ndërtimin e fushave të reja në të gjithë Shqipërinë dhe ku mund të aplikojnë pa kufizim kushdo, individ, pushtet qendror a vendor, klub futbolli etj.

Në mbledhjen që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, anëtarët e KE-së miratuan rendin e ditës dhe procesverbalin e mbledhjes së zhvilluar më 24 maj 2021 dhe pastaj, me unanimitet të plotë, miratuan edhe mbështetjen infrastrukturore që FSHF-ja do të japë për dy klubet e futbollit, KF Egnatia dhe KF Erzeni, investimin në sistemin e ndriçimit në Kompleksin Tropikal, si dhe mbështetjen për shoqatën e të verbërve dhe të amputuarve në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve incentivuese HatTrick V.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *