• |
ide | kryesore

Diell dhe temperatura të larta në mesditë, parashikimi i motit për sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë kalime vranësirash të lehta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë shqipërinë edhe pse nuk priten reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e së premtes.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 14°C deri në 33°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *