• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur zbulon arsyen pse nuk iu lejua të bënte audicion për “The Princess Diaries”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Christy Carlson Romano  ka zbuluar së fundmi se kishte mundësinë për të luajtur rolin kryesor në filmin “The Princess Diaries”.

Në një video të re në YouTube, Christy tregoi se ishte përgatitur prej kohësh për audicionin, por producenti i serialit “Even Stevens” nuk e lejoi atë të shkonte. Doja ta bëja këtë audicion. Nuk e di pse, por thjesht e dija se do të ishte një punë e mirë për mua. Ishte një mundësi e madhe për mua dhe për fat të keq, nuk e pata këtë shans.Ishte pikërisht koha që unë të largohesha për të shkuar në audicion dhe producenti më thotë se, nuk kemi kohë që të shkosh në audicion sot. Nuk arrita të shkoja sepse atë ditë, duhej të filmonim jashtë orarit. Kjo ishte një mundësi e madhe për mua, por nuk u realizua”, rrëfeu aktorja. Gjithashtu Romano u shpreh se roli do të kishte ndikuar pozitivisht në karrierën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *