• |
ide | kryesore

SHBA e pranon: Droni ynë vrau 10 civilë të pafajshëm në Kabul

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pentagoni pranoi se sulmi me dron në Kabul pak para tërheqjes së trupave amerikane goditi një makinë të gabuar dhe vrau 10 civilë të pafajshëm. Gjenerali Kenneth McKenzie, i Komandës Qendrore të SHBA foli për një “gabim tragjik” dhe duke ofruar ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave. 7 nga 10 të vdekurit ishin fëmijë.

Pavarësisht dyshimeve që u shfaqën në mediat amerikane dhe ankesave të familjeve të viktimave, deri më tani Pentagoni kishte mbrojtur “goditjen” e 29 gushtit duke deklaruar se ishte parandaluar një sulm vetëvrasës të drejtuar për në aeroportin e Kabulit.

“Është e pamundur që automjeti i goditur dhe njerëzit në bord të ishin të lidhur me Isis-K ose një kërcënim të drejtpërdrejtë për forcat amerikane. Shoferi ishte një punonjës i një organizate humanitare amerikane.

Ky sulm u nis me besimin e fortë se do të pengonte një kërcënim të afërt për forcat tona dhe evakuuesit në aeroport, por ishte një gabim dhe unë kërkoj falje të sinqerta” – tha McKenzie. Sipas CNN, gjenerali prandaj mori “përgjegjësinë e plotë për incidentin”. Javët e fundit, Pentagoni kishte raportuar vdekjen e të paktën një ndërmjetësi të ISIS-K dhe 3 civilëve. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. ”’ shte një gabim dhe unë kërkoj falje të sinqerta ”’
    oupssss . hiken per lesh 10 persona … por aman kerkuan falje te sinqerta.

  2. Dhe pastaj duhet besuar se 9/11 ishte nje akt terrorist! NSA ka dekada qe pergjon cdo gje qe hyn e del nga U.S dhe keta bubzhelet qe hodhen kullat nuk arritit ti pikase!!! Bullshit!

    Ketyre s’ju rruhet per askend por vetem te arrijne synimet. Njerezit i konsiderojne thjesht objekte/numra qe levizin. Po te duan, i fshijne nga faqja e dheut, me nje te shkrepur. Dhe pastaj kerkojne falje, na shkau dora thone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *