• |
ide | kryesore

Betimi i qeverisë ‘Rama 3’/ PD: Qeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata

-Instant, Lajme, Të fundit

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”.  thekson se qeveria po përdor kodin e etikës së vitit 2013 për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve. Përmes zëdhënëses Orjola Pampuri, PD deklaron se kjo është vetëm propagandë bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan.


“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, deklaron PD.


5 Comments

  1. Kur do ta marrin vesh keta te lapsit qe Nusreti eshte ‘medium level restaurant’ .
    Kam qene 2 here tek Nusreti dhe mund te them qe si nga cmimet , si nga cilesia , si nga ambjenti , si nga klientet qe pashe aty brenda nuk meriton te renditet me larte se gati 20% te restoranteve te mira ne Tirane , Vlore , Durres.
    Futuni ne internet dhe shikoni se sa kushton menuja e dites. Cmimet tek Nusreti jane te pakten 30% me te lira se disa restorante te shtrenjta ne Tirane, Durres , Vlore.

  2. Ik o idiot fli gjume. Nje hajdut, imoral, dhe tradhetar si Rama te te mundi per here te trete, do te thote qe je dobet fare. Largohu nga PD sa me pare, se ty edhe Rama qe eshte si eshte, po te mund

  3. Te votojne njerezit nje psikopat si Rama, me pare se nje parti si PD, do te thote qe lideri i kesaj partie ka shume te meta.Keshtu qe nqs nuk te votuan as heren e fundit, kur Rama ua kishte pire gjakun njerezve, si mendons e do te votojne tani pasi perjashtove edhe Berishen? Jep doreheqje beqir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu