• |
ide | kryesore

Dyshohet se porositi dy vrasje, gjykata merr vendimin për Erjon Alibejn

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Erjon Alibej, Xhuljan Hoxhën, Euglen Halilin. Në GJKKO është zhvilluar sot seanca paraprake. Ndaj tre të rinjve Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat e “vrasjes së kryer në bashkëpunim” dhe grup i strukturuar kriminal”, ku organizator i tyre është pikërisht Erjon Alibej.

Alibej akuzohet si porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Në lidhje me këto krime, policia arrestoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në 20 dhe 27 korrik 2020. Hetimet e kësaj çështjeje fillimisht u kryen nga Prokurorira e Elbasanit, e cila pas ngritjes së akuzës së grupit kriminal, shpalli mos kopetencë dhe ia kaloi çështjen SPAK-ut.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *