• |
ide | kryesore

Nesër seancë gjyqësore për marrjen në pyetje të Sali Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje gjatë së martës në orën 14:00. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një seancë të posaçme ku Berisha do të merrej në pyetje si person nën hetim.

Ndërsa ende nuk ka një vendim nga Parlamenti dhe Berisha ka deklaruar më herët se nuk e njeh vendimin e Gjykatës, ende nuk dihet nëse do t’i përgjigjet kësaj kërkese.

Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën. Pas këtij momenti, ish-kryeministrit Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin.

Lexo më tej: Kronologjia/ Si arriti SPAK tek “provat” e korrupsionit të Berishës 

Seanca është caktuar ndërkohë që dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Atje janë ndërtuar disa kulla. Ndaj Berishës, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimi i pasaportës për të dalë nga vendi.



6 Comments

  1. Do te shkosh me njeren kembe o hajdut i pabese. Cfare ju ke bere pronareve dhe te perndjekurve me pabesite e tua vetem zoti do te te vije hakut.

  2. Dhendrri juaj kishte patur dhjetra apartamente dhe dhjetra dyqane kurse pronaret e gjore nuk kane marre asgje por rrine dyerve te gjykatave. Zoti nuk ka me te lene te qete edhe ne varr.

  3. per cfar te pyesni, ky te genjen edhe per oren. Ky tha do dal nga politika nese nxirrni vec nje prov dhe tani i ben thirrje spartaneve qe ta mbrojn se mos e fusin brenda. Ky filloi te kercenoj drejtesin, prokuroren e ceshtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *