• |
ide | kryesore

Kulmi/ Veliaj akuzon Berishën për lajme të rreme: Kundërshtarët kokat hëngshin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sapo kryeministri Rama është larguar drejt SHBA-së, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka dalë në media për të komentuar ngjarjen kryesore të këtyre ditëve: përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ashtu siç pritej, Veliaj ka dhënë mbështetjen e tij për vendimin e Lulzim Bashës, njësoj si shumë socialistë të tjerë këto kohë, që kanë fërkuar duart për çarjen në PD.

Por arsyeja që Veliaj jep për largimin e Berishës, është ajo ç’ka ai e quan “kultura e lajmeve të rreme”. Sipas Veliajt, ishte Berisha që e ndërtoi këtë kulturë të shpifjes dhe të lajmeve të rreme. Në fakt, kryebashkiaku i Tiranës duhet dëgjuar kur flet për lajme të rreme. Ai është një nga mjeshtrat e lajmeve të fabrikuara nga zyra e shtypit dhe që më pas shpërndahen nga mediat e blera nga Bashkia e Tiranës.

“Unë kam thënë më parë, që ai njeri do e mbyllë me turp. Po jetove duke shpifur dhe sajuar duke iu hapur gropën njerëzve, atehër do biesh vetë brenda. Në politikë, biologjia bën të vetën. Nuk besoj se dhe ata ithtarë të Saliut që thonë se ai është e ardhmja. Ai vetëm e ardhmja nuk është. Ai nuk ka as kohë të rehabilitohet. Kur vjen puna të kundërshtarët, them kokën hëngshin. Vetë e gatuan këtë kulturë, të shpifjes dhe lajmit të rremë. Janë po ata që filluan tek lodrat dhe më pas vazhduan te Astiri. Ata morën 3 vite të jetës sonë në Astir.

Kush jeton nga shpata do vdesë nga shpata. Me fundin e Saliut është fillimi i fundit të kësaj politike. Mësimi për të tjerët është që jeto një jetë dinjitoze. Unë besoj që kultura toksike dhe vandale, Tirana digjej për sport nga protestat. Kthehej në një fushë beteje. Shpresoj që Shqipëria do jetë më e mirë me largimin e Berishës dhe Berishizmit. Me grisjen e letrave në Kuvend nga Basha, mendova që nuk ka ikur ende berishizmi” – tha Veliaj.

I pyetur lidhur me bashkëpunimin me opozitën, Veliaj përsëriti qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, se do t’i shtrijë dorën opozitës për bashkëpunim në çështje me interes kombëtar.

“Edi Rama e ka thënë troç, kur vjen radha për Presidentin e ardhshëm, unë do i shtrijë dorën opozitës. Kjo do të jetë për reformën në drejtësi, apo reformën administrative” – tha Veliaj.



17 Comments

  1. E thene nga ky ” Specialisti I lajmeve te rreme”. Eshte aq injorant sa I ka mbushur mendjen vetes e del dhe e thote..

  2. SALIBANET. Nuk duan ta pranojn, qe idhulli i tyre. Ka qen krye shpifsi i shqiperis.
    Qe ka qen, ka qen. Ate ta mbaj.

    1. Doli Sufllaqja e parë e nxori kokën po për jastëkun e Griseldes, për bojën e kuqe të koka e demonstruesve në 21 janar,po premtimi për 0 leje në qendër çfarë do thuash o spermë e prishur sllavo-komuniste ?!

    2. Po pra ka qenë shpifës si mushkonjat e Divjakës që dolën me barrë e u kthyen në avionë droge dhe gjysma e shefave të policisë janë në kërkim nga drejtësia

  3. Qe ka qene Saliu krye shpifesi ne politiken shqiptare te 30 viteve te fundit nuk ka njeri qe ta mohoje. Ai nuk la politikane apo familjare te tyre pa mare neper goje dhe share kudo: ne kuvend, ne rruge, ne zyre, ne takime. Nuk la pa sulmuar dhe presidentin dhe kryepokurorin qe i zgjolli vete. Berishizem = shpifje, konflikt, egoizem.

  4. Ti mor legen mund te behesh cfare te duash se koha e maskarenjve ka ardh po gjithmone do kesh vulen MASHTRUES ne balle.
    Rama tvje hakut ty..ti nxi turinjt e miut te haleve qe me ke e ti vesh breket mga koka

  5. Ka nje njeri te me thot cfar eshte kjo bur apo grua ky mashtrus qe na la jashte EUROPES mE SKANDALIN E griseldes rrac muti rrace e flliqur po me x ..kur ja shante rame dhe BERRISHES I THOSHTE TI PSE E PERSERI AI E KA THEN POR TI MOS E PERSERIT THENJEN E RAMES PER X…

  6. dita e keqe për Sali Berishën erdhi, duke ndarë Lulzim Bashën prej tij. Operacioni amerikan ishte shumë i thjeshtë. SHBA kuptoi se turbullirat në PD, refuzimet e PD për qëndrimet amerikane, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve, ishin pikërisht manovra të Sali Berishës për të mbajtur nën kontroll PD për interesa të tij, duke përdorur Lulzim Bashën si figurant. Atëherë ata ndërhynë pikërisht tek ky detaj, duke ndarë Sali Berishën nga Lulzim Basha, dhe duke e ndëshkuar atë familjarisht.

  7. Ky mi halesh eshte nje neveri njerezore totale…por foli sakte kur tha “kokat hengshin”…pra foli hapur, ashtu sic pritet…

    loje me e ndyre eshte ajo e mediave dhe analisteve te degraduar, qe nuk kane lene asnje minut pa manipuluar sesa “keq ju vjen qe PD, si thesar i kombit, te perçahet dhe dobsohet”…

    kta kane punuar, punojne dhe do punojne qe kjo parti apo çdo force kundra tyre, perfshire dhe njerez brenda te majtes qe s’bien dakord me ta, te zhduken dhe eliminohen fizikisht!

    monstra qe luajne me popullin e gjore qe i ha mufkat e tyre…

    1. Landi – ai mi halesh sic e quan ti eshte kryetari i bashkise me te madhe te Shqiperise dhe ish minister. Po ti cfare ke arritur ne jete? Ti je nje njeri pseudonim qe nuk te njofin as komshinjte dhe qe deshperimin e jetes tende fatkeqe e shndron ne mallkime dixhitale. Nese ke ndermend te vrasesh veten nga deshperimi, na thuaj se ka grupe te posacme sociale per te sheruar raste te tilla

  8. Po ti emerhumbur cfare ke arritur ne jete apo lepires bythe dmth llapizmin e quan profesion qe e ke arritur me forcat e tua .
    Lepij dhe ate mikun lali erit po te ket por mos u mburr me etalonin e genjeshtres dhe mashtrimit pse eshte bere kryetar ose minister.
    Me kte profesion qe ke nisur si llapist edhe ti do behesh dikushi neser?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *