• |
ide | kryesore

Video/ Pelé mbi biçikletë, ka një mesazh për të gjithë: “Kështu, do kthehem të luaj me Santos”

-Instant, Sport, Video

“Miq, po iu dërgoj këtë video të bërë sot nga gruaja ime, për të ndarë gëzimin tim me ju. Jam i rrethuar nga dashuria dhe inkurajimi që më bëjnë të ndihem pak më mirë çdo ditë. Duke pedaluar kështu, do të kthehem së shpejti te Santos, nuk e besoni?”. Këto janë fjalët e Pelé në një video të postuar në Instagram për të siguruar të gjithë për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, pas zërave shqetësuese të ditëve të fundit. Ai buzëqesh dhe bën shaka, duke treguar se ndihet shumë më mire”.


Në postim, duket Pelé në një biçikletë stërvitore, të rrethuar nga dy infermierë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, ku ai ishte shtruar që nga 31 gushti dhe ku, disa ditë më vonë, ai u operua për kancerin e zorrës së trashë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu