• |
ide | kryesore

Izraeli kryen operacion ushtarak në Bregun Perëndimor, vriten 4 palestinezë

-Instant, Lajme, Planet

Zyrtarët palestinezë thanë se Izraeli ka zhvilluar bastisje në Bregun Perëndimor duke vrarë katër palestinezë.


Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet ka lëshuar një deklaratë për media, duke konfirmuar se është zhvilluar një operacion i paspecifikuar ushtarak më 26 shtator, që ka pasur për cak “terroristët e Hamasit, të cilët ishin duke u bërë gati të kryenin sulme terroriste”. Por, ai nuk dha detaje të tjera dhe as nuk tha se nëse ka pasur viktima në këtë aksion.


Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre palestinezë janë vrarë në një fshat në veriperëndim të Jerusalemit.

Kjo ministri tha se një palestinez tjetër u vra në një fshat në afërsi të qytetit Jenin.

Sipas raportimeve të radio-stacioneve në Izrael dhe portaleve të tjera, është thënë se të paktën katër militantë janë vrarë në disa lokacione në Bregun Perëndimor dhe se qëllimi i bastisjeve ishte të kapeshin anëtarët e Hamasit.

Hamasi, një grup militant që merr fonde nga Irani, udhëheq me Rripin e Gazës.

Zyrtarët izraelitë kanë frikë se grupi ka për qëllim që të fuqizohet në Bregun Perëndimor dhe të sfidojë Autoritetin Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi./REL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu