• |
ide | kryesore

Zbulohet talenti i fshehur i Rihanna-s para famës

-Instant, Paparazzi, Slider



Së  fundmi, dizanjeri barbadian, Anwar Muhammed ka zbuluar se këngëtarja  Rihanna e ka ndihmuar që të krijonte stile për një festival rruge, në kohën që ajo ishte thjesht “Robyn”.

Muhamed tregoi  për mediat se këngëtarja dhe miqtë e saj vizitonin studion e tij në Roberts Road, Haggatt Hall, St Michael për ta ndihmuar atë të krijonte kostume për Crop Over. Ai deklaroi se edhe pse në një moshë shumë të vogël, Rihanna ishte e destinuar të ishte numri një.“Të them të drejtën nuk do të them që kam luajtur një rol të madh në karrierën e saj, por jam shumë krenar me të. Mendoj se dizajnet e saj janë një tjetër nivel dhe thjesht jam i lumtur që e kam parë potencialin e saj vite më parë”, u shpreh Anwar.Gjithashtu, stilisti publikoi edhe disa fotografi të saj teksa punonte për kostumet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *