• |
ide | kryesore

Superiore/ Nëntë në 10 ndeshjet e fundit kanë përfunduar barazim: nuk tregon forcën e kampionatit, përkundrazi

-Instant, Sport



Fillimi ishte premtues, 21 gola në 5 takimet e para, asnjë barazim e spektakël në fushat e Superiores. Por sic duket ishte vetëm një iluzion i asaj cfarë do të rezervojë kampionati në vazhdim. Kështu, sepse në dy javët e fundit është vendosur një status quo ekuilibri i frikshëm me nëntë nga 10 ndeshjet e javës së dytë e të tretë të përfunduara në shenjën X. Vetëm Kukësi arriti të fitojë përballë Egnatias në javën e dytë, ndërsa të tjerët ruajtën balancën. Ajo që është më e cuditshme në këtë këndvështrim, se nuk janë treguar diferenca as në përballjet mes skuadrave pretendente dhe atyre që duhet të luajnë për zonën e poshtme të renditjes. Egnatia i merr pikë Tiranës, Skënderbeu bën të njëjtën gjë me Partizanin.

JAVA 2

17/09/21
Dinamo        1 – 1 Laçi
18/09/21
Vllaznia        1 – 1 Teuta
Skënderbeu 1 – 1 Partizani
19/09/21
Kukësi          3 – 1 Kastrioti
Tirana           1 – 1 Egnatia

Rekordi ishte absolutisht ky i javës së tretë me të pesë ndeshjet në të cilat asnjë nga 10 skuadrat nuk ishte në gjendje të tregohej superior ndaj kundërshtarit. Kampionët e Teutës u ndanë në paqe me Dinamon e ardhur nga Kategoria e Parë, krutanët i kushtuan 2 pikë bardhebluve, ndërsa edhe pretendentët u barazuan në ambicje. E këtu nuk duket se është punë kampionati të fortë, sepse praktikisht do të kishim 7 apo 8 pretendentë për titull, që absolutisht nuk i kemi. Kemi skuadra që shënojnë e pësojnë menjëherë pas pak sekondash. E nuk bëhet fjalë për efikasitet, sepse kemi skuadra e sulmues që shpenzojnë pafundësi rastesh për të realizuar, duke përjashtuar javën e parë, një mesatare prej dy gola për ndeshje e një për skuadër. Pikërisht 1-1 është fiksuar në 7 nga 10 ndeshjet e fundit. Kështu që kemi një kampionat ku kualitetet si Latifi, Ngo’o apo Kace po dështojnë të bëjnë diferencën e një mori skuadrash ku mekanizmat nuk janë grasatuar akoma…

JAVA 3

25/09/21
Kastrioti    1 – 1 Tirana
Teuta          0 – 0 Dinamo
Egnatia      1 – 1 Skënderbeu
26/09/21
Partizani    1 – 1 Vllaznia
27/09/21
Laçi              2 – 2 Kukësi

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *