• |
ide | kryesore

Enrique refuzon Barcelonën, besim provizor për Koeman

-Instant, Sport



Ronald Koeman do të qëndrojë trajner i Barcelonës të paktën deri në ndeshjen e shtunës së ardhshme në transfertë kundër Atletico Madrid. Kjo u raportua nga faqet kryesore të gazetave sportive spanjolle, sipas të cilave shoqëria nuk dëshiron të marrë “vendime të nxehta” pas humbjes së dytë, në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas disfatës së djeshme kundër Benficas, trajneri holandez doli hapur se nuk e dinte nëse kishte ende besimin e klubit, në kohën kur drejtuesit e klubit ishin mbledhur gjatë natës për të vendosur për fatin e tij. Klubi do të vlerësojë nëse kthimi i lojtarëve si Ansu Fati dhe Pedri, me rastin e ndeshjes në Ëanda Metropolitano mund t’i japë një shtysë të re ekipit. Pas ndeshjes së të shtunës (kur Koeman ende nuk do të jetë në gjendje të ulet në pankinë për shkak të një skualifikimi) do të ketë një pauzë 15-ditore për Ligën e Kombeve, gjatë së cilës klubi do të ketë kohë për të marrë ndonjë vendim. Për më tepër, më 17 tetor, bordi i drejtorëve do të mblidhet në Asamble, e konsideruar një përparësi absolute nga klubi blaugrana.

LUIS ENRIQUE: “UNË TE BARCELONA? JO, QENDROJ ME KOMBËTAREN”
Luis Enrique largohet nga gara për të marrë vendin e Koeman në pankinën e Barcelonës. “Po sikur Barcelona të më thërriste për të zëvendësuar Koeman? Unë nuk mendoj se ata e kanë numrin tim të telefonit … Unë jam këtu dhe kam rinovuar kontratën time, kam një zakon që e mbaj fjalën time. Unë do të qëndroj këtu deri në afatin e fundit, me siguri ”, sqaroi trajneri i Spanjës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *