• |
ide | kryesore

Berisha: PD i humbi zgjedhjet në 25 prill, Rama na vodhi votën dhe pengu i tij na tradhëtoi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha i ka bërë thirrje drejtuesve të PD që të mos bëjnë asnjë marrëveshje nëse nuk merret miratimi i forumeve të partisë. Nga Foltorja në Shkodër, Berisha u shpreh se me marrëveshjet që ka bërë PD nën drejtimin e Bashës, partia ka shkuar nga humbja në humbje.

“Hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli i Partisë Demokratike, asnjë hap mos bëni. Partia Demokratike ka forume politike, pasi nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë.

Miqtë e mi, numëruam për herë të parë mandatin e tretë të Edi Ramës. Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se është një masakër zgjedhore, ua them me bindje se Edi Rama ka vjedhur si asnjëherë më parë, por zgjedhjet nuk i fitoi PD. Ne ishim pa lider”, tha Berisha.

Më tej ai komentoi dhe zgjedhjet e 25 Prillit, duke thënë se demokratët u vodhën nga Rama dhe u tradhtuan nga Basha, pasi sipas tij ky i fundit nuk mendoi për qytetarët por për karrigen e tij.

“Zotëria pastaj deklaroi masakrën zgjedhore dhe unë e thirra dhe i kam thënë se që është detyrë jetike që t’ua faktojmë komunitetit ndërkombëtar. Dua të faktojmë për milionat që u kanë shkuar bashkive për tërmetin. I gjithë shteti ishte në zgjedhje, u përdorën bandat, u përdorën për herë të parë dhe patronazhistët. Të njëjtën gjë bënte dhe sigurimi i shtetit.

Por kjo kaloi se kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe u mor me karrigen e tij. Por si dolëm nga këto zgjedhje? Ne dolëm të vjedhur dhe të tradhtuar. Rama na vodhi votën dhe pengu i tij nga tradhtoi”, shtoi Berisha.



5 Comments

  1. Ish-ambasadori Ryerson flet për shpalljen “non grata” të Sali Berishës: Fakti që vendimi u komunikua nga Blinken, tregon se është një sinjal i fortë dhe rajersoni ja futi salihut

  2. Në tre takime, në dy prej tyre është thënë se ‘unë vras’… ‘vras veten’ tha njëri sot në Shkodër… Po ju them që kjo është kategoria që i shkon pas. Po të mos ketë ato Berisha, nuk del nëpër marshime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *