• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA: Të plotësohen vakancat e krijuara nga vettingu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Shqipëri mbështet miratimin e një harte të re gjyqësore dhe adresimin e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë të krijuara pas procesit të vetingut. Në një reagim në faqen e saj zyrtare ambasada thekson se konsensusi për hartën e re gjyqësore do u sigurojë qytetarëve shqiptarë Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur.

Ai shton se do të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

“Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet. Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vetingut.

Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t’u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur.

Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit”, thuhet në deklaratë



9 Comments

  1. Foltoret mund te flasin kunder Bashes, por tentojne diku tjeter. Pa sukses sigurisht”, shkruan ai.

    Kujtojmë që ndër vite Ryerson ka qenë një ndër mbështetësit e Berishës dhe i vetmi ambassador amerikan që nuk është përplasur me të.

    Por edhe ai e “tradhtoi”.

  2. Gjithashtu ne shqiptaro amerikanet mebshtesim gjykatat e lira me USA dhe zgjedhjet e lira ne USA. Kerkojme qe votuesit ne USA te paraqiten me karta identiteti, letenjoftim apo pasaporte pra jo pa letra identifikuese sepse kjo I hap rruge manipulimeve. Kuptohet miqte e zonjes Kim I duan votimet pa karta identifikimi se quajne racizem identifikimin e zgjedhesit.?!

  3. një militant lavdëroi Sokol Olldashin dhe pa ju dridhur gjunjët fare u ngrit në këmbë e mbajti një minutë heshtje për të, e më pas u betua se nuk ndërhyri në fushatën e tij. Ndërhyri aq brutalisht, sa ka kërcënuar nënkryetarin e partisë dhe sekretarin e Përgjithshëm, plus dhjetëra kryetarë degësh, që të mos mbështesin Olldashin.

    Por Olldashi nuk është më dhe Berisha e ka traditë që kundërshtarët e vdekur i do shumë. Si Azemin.

  4. Vatra e infeksionit eshte kjo Ambasade e ndyre qe duhet shporrur nga Shqiperia. Kera Ameriqente jane pjella e Djallit

  5. Nuk ka gje me te poshter! Pra mblidhni 10 veta ne nje Gjykate duke shkrire 3 gjykata qe te duket sikur jemi shume. Tmerr! E padegjuar! Si do vije qytetari nga saranda ne tirane per nje apel? Po per nje gjyq civil nga leskoviku ne gjirokaster? Masaker! Mortja! Sdini cbeni, ju doli reforma nga duart dhe sdini cbeni

    1. reforma është një dështim TOTAL

      reformë fondacionit soros.

      bravo oerd bylykbashi dhe eduart halimi që me ndihmën e komisionit të venecias e bënë të arsyeshme dhe deri diku të zbatueshme.

      por ligjet e miratuara me shumicë të thjeshtë 2017 me votat e ripjelljes e degjeneruan
      zbatimi ishte edhe më i degjeneruar duke e futur drejtësinë në kolaps

      Vallë cili është përfituesi?

      Cilido që ka pushtetin dhe thyen ligjin!

      Rama është abuzuesi më i madh në 8 vjet dhe plus 4 në vazhdim.

      pra e organizoi vetë e zbatoi vetë dhe po përfuton po vetë rama.
      oportunitet i madh për të përfituar , shume të huaj dhe shqiptarë kanë marrë përfitime, rroga reputacion konferenca projekte dieta shpërblime dhe njerëz të gatshëm për të përfituar ka plot. askush nuk i thotë jo lekut. dhe reforma ishte oportunitet i madh me zero përgjegjësi. askush nuk përgjogjet për rezultatet. askush nuk jep llogari

      llogaridhënia duhej të ishte në kuvend nga institucionet e reja, por që rama me kuvendin e lënë bosh nga basha nuk kishte dhe nuk ka interes të fuksionoje për sa kohë ka karta bianka për të abuzuar në shtet me paratë e shqiptarëve. 3.5 miliard euro është buxheti i shtetit dhe rama e përdor si i do kokrra e qejfit

      nuk ka njeri interes që reforma të ketë rezultat. sepse privilegjet përfundojnë as të huaj e as shqiptarët. Nuk ka njeri interes që vetingu të përfundojë pasi janë shumë para interesa influenca që luhen.

      ama, qytetarët nuk marrin drejtësi. dhe skanë për të marrë pët dekada të tëra me këtë drejtësi të projektuar kaq keq për qytetarët por kaq mirë për përfituesit e saj.

      pesë me hiç i thonë kësaj.

      nuk ka të ardhme me këtë lidership shqiptar. rama veliaj basha dhe ata që u rrinë afër duhet të largohen.
      duhen njerëz të rinj. duhet opozitë e re dhe ndërrim pushteti medoemos

      europa po bëhet gjithnjë e me e largët. shqiptarët po e lënë vendin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *