• |
ide | kryesore

Video/ Suarez pas golit, edhe një ‘kunj’ Barcelonës: “Gjesti i telefonatës për ata që e dinë se kam të njëjtin numër”

-Instant, Sport, Video



Luis Suarez është hakmarrë ndaj Ronald Koeman të shtunën në mbrëmje, duke shënuar golin e dytë të Atletico Madrid në fitoren 2-0 ndaj ish-skuadrës së tij Barcelonës. Uruguajanit pati thënë atëherë se ishte i tepërt në kërkesat e tij, pas telefonatës së2 shkurtër që bëri në atë kohë me holandezin.

Suarez, pasi shënoi të shtunën, bëri një gjest telefonate dhe, pas ndeshjes, shpjegoi në mënyrë kriptike se kujt i drejtohej, edhe pse mohoi se ishte për ish-trajnerin e tij. “Ishte për njerëzit që e dinë që unë kam të njëjtin numër dhe se unë jam ende duke përdorur të njëjtin telefon,” tha ai pas ndeshjes. “Nuk ishte për Koeman, aspak.” Nëse doni ta dini… unë kisha bërë shaka me fëmijët e mi se do ta bëja këtë”.

Suarez nuk e festoi golin e tij për shkak të respektit të tij për Barcelonën. “Unë tashmë e dija se nëse shënoja do të kërkoja falje,” shpjegoi ai. “Për shkak të respektit, dashurisë sime, për faktin se jam një tifoz i Barcelonës, për karrierën që kam pasur aty, për periudhën që po kalojnë shokët e mi, që është e vështirë, dhe për tifozët. Për cështje respekti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *