• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, makina përplas motorin, një i plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në fshatin Katundi i Ri. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin me inicialet A.N., 32 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë, Elbasan. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit ishte nisur drejt Elbasanit, për të shitur si çdo ditë produkte bulmeti, ndërkohë që është përfshirë në aksident. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *