• |
ide | kryesore

Çfarë kuptimi ka kënga e famshme Watermelon Sugar e Harry Styles

-Instant, Paparazzi, Slider



Harry Styles zbuloi se kënga e tij “Watermelon Sugar” ka të bëjë me orgazmën femërore…

“Kjo këngë ka të bëjë me … nuk ka shumë rëndësi për çfarë bëhet fjalë… Por po e them që bëhet fjalë për ëmbëlsinë e jetës,”- u shpreh këngëtari.

Me pas ai shtoi: “Ka të bëjë edhe me orgazmën femërore, por kjo është tjetër gjë…”

Ky pohim vjen pas shumë kohësh spekulimesh në lidhje me kuptimin e këngës.

Në mënyrë të vazhdueshme, Harry Styles i shmangej pyetjeve që synonin këtë përgjigje.

Style bëri bujë me videoklipin e këngës, në të cilën artisti u pa duke shijuar feta shalqiri, ndërsa vajza dhe djem e rrethonin atë në plazh. Më pas kënga u komentua më shumë për kuptimin e saj, të cilin më në fund e zbuluam.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *