• |
ide | kryesore

Albin Kurti takohet me kancelaren Merkel, Macronin dhe Presidentin Vuçiçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
albin kurti, serbia, kosova, rusia, pavaresia, cnn



Në margjina të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim shumëpalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe të bashkëpunimit rajonal të qëndrueshëm në shërbim të avancimit të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen për marrëveshjet ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë.

Temë e bisedës ishin edhe liria e lëvizjes dhe njohja e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *