• |
ide | kryesore

Futbolli nderon ‘zërin e kombëtares’, Duka: “Grillo, përtej dimensionit të një komentatori në botën e sportit”

-Instant, Sport



Në stadiumin “Selman Stërmasi” janë zhvilluar homazhet në nder të komentatorit dhe gazetarit të njohur sportiv, Kosta Grillo, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së martës. Në stadiumin ku aq shumë është përhapur zëri i tij në komentimin e ndeshjeve, sot kishte një qetësi absolute. Të afërm e miq të familjes, por edhe aktorë të futbollit kanë nderuar për herë të fundit Grillon, përpara se të përcillej për në banesën e fundit.

Në homazhe ka marrë pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që ka shprehur ngushëllimet për familjen e Grillos, për humbjen e të dashurit të tyre, si dhe për të gjithë miqtë dhe komunitetin e futbollit, duke e konsideruar ditën e sotme si një ditë zie. “Është një ditë zie për të gjithë ne, komunitetin e futbollit, për median sportive, për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo nga ekrani Kosta Grillon, një nga figurat e gazetarisë, por i përfshirë akoma më shumë sesa në dimensionin e një gazetari apo komentatori në botën e futbollit, në marrëdhëniet me gjithë futbollin. Në këtë periudhë kemi humbur shumë nga njerëzit tanë, fatkeqësisht, megjithëse të gjithë miqtë e tij u munduan ta mbajnë Kostën në jetë, por ishte e pamundur. Ai luftoi shumë me këtë virus që ka pllakosur botën, por nuk arriti t’ia dalë. Sot në këtë ditë vërtetë zie, i shpreh ngushëllimet e mia kolegëve, komunitetit sportiv si dhe më shumë familjes që humbën të dashurin e zemrës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, – u shpreh Presidenti Duka.

Grilla u nda nga jeta për shkak se nuk arriti ta fitonte dot betejën me covid-19, pas dy muajve i shtruar në Turqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *