• |
ide | kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha për kthimin e parave të sekuestruara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Enkeleda Hoxhës, ish-gjyqtaren e Krujës e cila kërkonte kthimin e vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit disa muaj më parë.

Sipas pretendimeve të ish gjyqtares, lekët e sekuestruara janë pensione dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre për nevoja jetike.

Në seancë ka qenë e pranishme edhe vetë gjyqtarja e cila mes lotësh ka deklaruar se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës.

Ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e kërkesës, gjë që u pranua nga Gjykata e Posaçme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *