• |
ide | kryesore

Reja kërkon të habisë Hungarinë me formacionin: Uzuni e Çekiçi kartat e reja, ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë

-Instant, F1, Sport



Një ndeshje për tu fituar, e në rastin më të keq për të mos u humbur. Në Budapest Shqipëria kërkon rezultatin për të ruajtur vendin e dytë e për ta diskutuar më pas me Poloninë në ndeshjen e 12 tetorit në Tiranë. Një finale, e ka konsideruar kështu sfidën me Hungarinë tekniku i kombëtares Edoardo Reja, edhe për faktin se një rezultat negative në këtë ndeshje do ta komplikonte frikshëm cështjen e vendit të dytë të grupit, për të vazhduar ëndërrimin e prezantimit për herë të parë në finalen e një Botërori. “Për ne janë të gjitha finale. Natyrisht është një ndeshje e rëndësishme, e dimë mirë forcën e Hungarisë, por po kalojmë një moment të mire. Kemi fituar edhe siguri në këndvështrimin e veprimeve në fushë dhe kemi ardhur këtu për të bërë një ndeshje të madhe, duke u munduar të bëjmë rezultat, sepse është e rëndësishme për ne. Jemi në vendin e dytë dhe duam ta ruajmë”.

Mbrojtje me pesë dhe dy shkatërrues në fushë që nga minuta e parë, por me shpresën te kundërsulmet e shpejta për ta befasuar Hungarinë. Si një italian tipik, duke e ditur edhe se përballë ka një njeri të të njëjtës shkollë, Reja nuk zbilancohet aspak për formacionin, duke i shtuar dilema, qartësive që ai ka, por duke e justifikuar mëdyshjen për ta vendosur gjithcka në ditën e ndeshjes, me gjendjen fizike të lojtarëve. “Një trajner ka gjithnjë dyshime për formacionin, sepse kështu ndodh para se të vendosë se me cilët titullarë do të zbresë në fushë, por do të vendos vetëm në fund. Kam 24 lojtarë në dispozicion, patjetër që kam dyshime, por duhet të shoh lojtarët dhe të zgjedh në bazë të gjendjes së tyre fizike. Hungaria është shumë fizike si skuadër, kështu që kërkoj lojtarët me formën më të mirë”.

MUNGESAT
Abrashit e Lacit, që ishin mungesa të ditura që përpara grumbullimit të kombëtares kuqezi, i janë shtuar rrugës. Erion Hoxhallari e Bekim Balaj, i pari me Covid dhe i dyti për problem muskulare në kofshë. E megjithatë italiani nuk e ndryshoi listën, duke vazhduar të ruajë të përzgjedhurit e tij, edhe për faktin se Balaj do të jetë sërisht në dispozicion për ndeshjen me Poloninë.

FORMACIONI
Surpriza mund të jetë karta e trajnerit iralian, me Endri Çekiçin dhe Myrto Uzunin nga minuta e pare, por kjo do të thotë që në pankinë të ulen Nedim Bajrami dhe Rei Manaj. Gjendja fizike për të cilën shqetësohej Reja duket se nuk është më e mira për mesfushorin e Empolit. Kështu, me kapitenin Berisha në portë, mbrojtja do të jetë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Trashin në të majtë. Tri qendrat janë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshti. Ata duke luajtur në shtëpi është e qartë se do të imponojnë dicka më shumë sepse do të duan të fitojnë. Rossi, duke qenë italian, do të mundohet të mos kapet në kundërsulm, duke vendosur kontrollin e lojës. Ajo që duhet të bëjmë ne është të mbyllim hapësirat dhe të dalim përpara me cilësitë që kemi. Ata do të mundohen të bëjnë dicka më shumë, por në këtë mënyrë do të zbalancohen e ne duhet ti shfrytëzojmë”, tha Reja para ndeshjes. Në këto kushte, cilësitë e Çekiçit, Uzunit dhe bomberit Cikalleshi do të shfrytëzohen maksimalisht. Në këtë periudhë dy lojtarët e Koniasporit në Turqi kanë bërë mirë, por e njëjta gjë mund të thuhet për beratasin që po shkëlqen te Ferencvaroshi në Hungari. Mesfusha do të ketë si diga para mbrojtjes Gjasulën dhe Baren, të cilët kanë si detyrë të thyejnë sulmet e hungarezëve dhe të nisin shpejt topin. Afër tyre do të jetë Çekiçi, i cili përveç pasimit të saktë, ka edhe një goditje mjeshtërore me të dyja këmbët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *