• |
ide | kryesore

Thyerje e parakrahut, një muaj jashtë fushave: goditje e rëndë për kombëtaren dhe Rejan

-Instant, Sport



Lajme të këqija nga infermieria për kombëtaren, në vigjilje të sfidës vendimtare me Poloninë në Tiranë: qendërmbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, ka pësuar një thyerje të parakrahut gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Hungarisë në Kualifikueset për Kupën e Botës dhe sipas parashikimeve do të qendrojë tani një muaj jashtë fushave.

Sky Sport Italia raporton se Gjimshiti, që qendroi vetëm 30 minuta në fushë kundër hungarezëve, duhej të dilte për shkak të një frakture të parakrahut, në një kontrast të paqartë me Ismajlin, Berishën e Sallain. Mbetet për tu parë se cfarë lloj frakture ka pësuar mbrojtësi kuqezi, por sipas broadcaster-it ai do të mungojë për të paktën 1 muaj.

Mbrojtësi do të kthehet në Bergamo gjatë ditës së sotme, ku do të kryejë kontrolle të tjera dhe, me shumë mundësi, do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike sa më shpejt të jetë e mundur. Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë në përballje me Lewandowskin e të tjerët, duke bërë që tekniku Reja të mendojë tashmë si të sistemojë prapavijën. Një goditje e fortë jo vetëm për kombëtaren, sepse edhe tekniku i Atalantës Gian Piero Gasperini do të vuajë qendrorin shqiptar. Gjimshiti ka luajtur në të gjithë ndeshjet deri tani, me 7 prezenca në Serie A dhe në dy takimet e Champions League në sezonin 2021-22.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *