Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të ministrit Goran Rakiç. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është krahasimi i aksionit të sotëm është i papranueshëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”.
“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, shkruan Rohde.
Kujtojmë se ministri i qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar e krahasoi aksionin me “Natën e Kristaltë” (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).
“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, deklaroi Rakiç.
Ngelem shtet pordhe edhe pse antar te natos. Me miliardat qe u vodhen ne keto 9 vite me tendra unidoemash e unazash do kishin bere super ushtri qe serbet ta masnin mire bythen kur kercenojne. Nga 2013 jemi kthyer ne kaos total per interesa sorrash.
E ju o gazetare pse i quani çifute e Jo Hebrene