• |
ide | kryesore

Dëbohet kompania gjermane/ Ambasada kujton “perspektivën europiane” të Shqipërisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
porti-i-durresit, terminalin



Zëvendës.ambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në ambasadën Gjermane, Thilo Schroeter, ka vizituar një ditë më parë kompaninë EMS Albanian Port Operator në portin e Durrësit.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ambasada, thuhet se arsyeja e vizitës ka qenë për të krijuar një ide mbi atë që po ndodh me kompaninë gjermane.

“Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi për shqyrtim ankiminin që kjo kompani kishte bërë. EMS kishte kontratë 35 vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit në mënyrë të befasishme. Pa asnjë komunikim zyrtar u bllokua hyrja për kompaninë koncensionare gjermane EMS APO që përpunon anijet e mallrave rifuxho në terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Shkak i ndërhyrjes është për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, ku për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente, sipas drejtueseve të kompanisë koncesionare EMS APO do të shfrytëzohet 90% e hapësirës së terminalit lindor ku operon kompania gjermane.

Menaxheri tregtar i koncensionarit Florian Cimo u shpreh Monitor se bllokimi i hyrjes për në terminalin Lindor ku operon kompania koncensionare gjermane është kryer pa asnjë komunikim të mëparshëm zyrtar.

“Ems Albanian Port Operator Shpk ushtron aktivitetin e saj në bazë të Kontratës Konçesionare të lidhur midis Ems Shipping & Trading GmbH me seli në gjermani dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (sot Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë e drejtuar nga Balluku) më datë 6.5.2013 për Menaxhimin dhe Operimin e Terminalit Lindor të Portit të Durrësit me një afat vlefshmërie prej 35 vitesh. (Shiko hartën e zonës së koncesionit dhe tabelën e aseteve fizike të marra në dorëzim).

Sot, më datë 29.7.2023, në ora 07:00 u konstatua hyrja pa autorizim nga operatori koncesionare të forcës së sigurisë portuale, e drejtuar nga Drejtori Ekzekutiv i saj Pirro Vengu dhe subjekti privat “Elmazaj Shpk” duke zaptuar një pjesë të terminalit e cila ndodhet në zonën koncesionare dhe për të cilën nuk ka një marrëveshje për këtë qëllim.

Subjekti EMS-APO ka depozituar denoncime si në SPAK për drejtorin e Autoritetit Portual për veprime të njëjta të ndodhura edhe më parë, por edhe në Policinë e Shtetit. Nga ndërhyrja dhe vendosja e barrierave prej betoni, është penguar aksesi në zyrat e administratës dhe aktiviteti i peshimit të kamionëve i cili është një hallkë e zinxhirit të shërbimeve që ofrohen nga operatori koncesionare EMS-APO. Subjekti po kryen ndërhyrje me mjete teknologjike duke vendosur kufizime prej betoni në zonën e koncesionit (shiko hartën dhe listën e aseteve të marra në dorëzim nga koncesionari)”, pohoi ai.

EMS Shipping & Trading ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit e ICSID në Uashington një padi ndaj shtetit shqiptar. Akuza u regjistrua më 7 prill dhe objekt i padisë është mosmarrëveshjen për sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

 



17 Comments

    1. Popull kar.
      Tani përveç beketit dhe te tjereve si ai, do paguajmë edhe gjermanet,
      Apo çi qi tëmën!

      Popull kar qe voton Ramën dhe zarat e tij dosh-gjinushi, bashbrava marsida, etj etj etj

      1. Gjermanet do marrin ate qe s’thuhet!

        Asnje qindarke nuk do paguaj populli.

        Ne rastin me te keq gjoba do mbulohet nga shteti.

        Kontratat e Saliut!!!

        1. O Pallakaris muti gjermanët do ta marin mamin gruan gocën ty se je legen idiot lëpirës i Ramderit mjer ky popull më derrrr që i shkon pas Ram kurvës e pedofilve si rasti i yt

          1. Ne Gjermani jeni ju qe po coni nenat e motrat.

            Keshtu qe kujdes, se mos e hajne ato wurstelin!

            😅😅😅

      2. Po i rrujn dhe gjermanet 30-40 milion euro, manaxhim me te mire se kaq i financave publike nga kjo qeveri nuk ka. Me kete ritem ne fund te vitit 2035 do punojm vetem per te paguar borxhet e Palikarit Ramses, suksese ne jete o popull.

      3. po me popullin c’ke o i uruar. po te ishte Saliu i sakte do kishin votuar saliun, por duke qene se Rama ka marre ca idiote ne pune, nepunesit votuan ramen

          1. Cari, shikoje me mire. Jam une qe kam shkruajtur poshte komenteve te te tjereve apo te te tjeret poshte komenteve te mia?

            Une thjesht kam replikuar kur iu eshte gric bytha si puna jote.

  1. Duhen denime radikale per ata qe kane firmosur te tilla koncesione, por dhe per ata qe firmosin sot thotë:

    Koncesione te ndyra te dhena ne kohen e berishes, ashtu sic po ndodh edhe sot me dhjetra koncesione me qeverine e tanishme , dhe qe te gjitha ne kurriz te popullit. Megjithate ky gjermani i Ems- se, eshte non grata ne USA, ish i denuar, por mik i Merkelit, e cila e permendi kur erdhi ne shqiperi.
    Miliarda lek per koncesionaret te lidhur me qeveritaret, vazhdojne vjedhin kete popull si ne asnje vend tjeter

    1. Po c’thua ore baxhelle, filluat prape me biografite ju si ne kohe te qelbesires Enver.. EMS eshte e vetmja kompani qe paguan taksat ne durres se te tjeret jane militantet dhe miqte e Rames. te gjithe te huajte e sakte punojne vetem me EMS. Kompania ka dhjetra kompani neper evrope dhe eshte ne nivel me te vertete te larte

  2. Saliu nuk ja ka dhënë por e kanë fituar sepse janë gjermanë o Pall k..i.Por e sigurtë që Shqipëria nuk prespektivë europiane e kjo dihet Është Rama që kur erdhi në pushtet punoi në këtë drejtim e të largonte vendin nga aspirata për qenë pjesë e saj.Projekti i tij është një Shqipëri e izoluar dhe moniste alla Turqi me një opozitë që t’a kontrollojë ai duke legalizuar një PD që s’është ajo.Dhe sigurisht për të vjedhë pasuritë kombëtare alla Rusi.

  3. kompanine EMS e njohin te gjithe. Eshte e vetmja e sakte ne port. Zaten Rama ka punuar gjithmone me qylazhinjte e Kurum qe nuk paguanin kurre taksa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *