• |
ide | kryesore

Ambasadori gjerman në Kosovë: Beogradi të ndalë deklaratat nxitëse

Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadori



Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde zgjodhi një aktivitetet me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme në Prishtinë për të përçuar një mesazh në drejtim të Beogradit zyrtar pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator. Rohde u shpreh se Beogradi ka bërë shumë deklarata nxitëse dhe duhet të ndalojë, ndryshe do të reagojnë edhe të tjerët. Ai ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të sjellë rezultate të prekshme.

“Është mjaft e vështirë të kthehemi në normalitet pas këtij sulmi terrorist të së dielës, i cili gjithashtu ka pasoja të drejtpërdrejta. Shpresojmë se mund t’i minimizojmë ato në marrëdhëniet ndëretnike. Shpresoj që të gjithë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë.

Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet sepse nëse vazhdoni do të reagojnë edhe të tjerët. Ne kemi nevojë që dialogu të vazhdojë dhe të krijojë zgjidhje të prekshme tani dhe pas këtij takimi duhet të shkoj te komandanti i NATO-s, sepse kemi një takim tjetër”, – tha ambasadori Rohde.

Në orët e para të 24 shtatorit Policia e Kosovës u sulmuar nga një grup terroristësh ku për pasojë rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën dhe dy policë të tjerë u plagosën. Në operacionin policor mbeten të vrarë 3 terroristë ndërsa 8 prej tyre janë arrestuar. Prej këtij grupi janë liruar 4 persona. Gjithashtu, kanë arritur të largohen në drejtim të Serbisë edhe një pjesë e tyre. /KP



1 Comment

  1. NUK KA PAQE NE BADHKAN PA VENDOS TE DREJTAT HISTORIKE DHE PA BARAZI . thotë:

    ASKUSH NUK KA TE DREJT TE FAJSOJN SHQIPTARET PER SHKAK TE GABIMEVE HISTORIKE NDAJ SHQIPTAREVE NE JEMI NE TROJET TONA DHE ZOT SHPIJE JEMI VET KUJ TE MOS I PELQEJN TE BASHKJETOJN ME NE DUKE RESPEKTU LIGJET TONA SI NE GJITH BOTEN LE TE NA ZHDUKET NGA SYT TE MOS PRESIN TI KAPIM PER SHQELMASH SE I DURUM PAK SI SHUM SE TASHME DURIMI U SOS .NUK KA ME NENSHTRIM IMPONIM DHENJE TE DREJTASH PER HATEWR TE ASKUJT DHE ASGJEJE NDOLLEMI TE ZHGENJYER POR JO PA ZGJILLJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *