Grabitja e dosjes së pronave në zyrat e Qarkut të Vlorës ishte e mirëpërgatitur dhe grabitësi e dinte shumë mirë se ku ndodheshin.
TCH ka zbardhur pjesë të ngjarjes që po del nga hetimi i ngjarjes. Burimet thonë se grabitësi e ka ditur mirë vendin e saktë se ku ndodheshin dosjet e pronave. Ato janë dy dosjeve që i përkisnin fshatit Dhërmi, në Bashkinë Himarë, fshati ku pronësia e tokës në bregdet ka shumë probleme.
Oficerët e policisë dyshojnë se autori me ndihmën e personave brenda institucionit ka ditur vendndodhjen e saktë të dosjeve, si dhe ka qenë në dijeni të vendit ku ndodheshin kamerat e sigurisë.
Në këtë mënyrë ai ka përdorur një kënd tjetër për t’i shmangur ato, ndërsa e gjithë grabitja ka zgjatur jo më shumë se 3 deri në 5 minuta. Hetimi tashmë do të shtrihet tek punonjësit e administratës së institucionit, për të zbuluar nëse kanë ndihmuar grabitësin.
Dosjet që janë vjedhur kishin brenda tyre dokumente origjinale të tokave në Dhërmi dhe nuk kanë qenë pjesë e arkivit të Kadastrës së Vlorës, për shkak të problemeve që kishin me pronësinë.
Për këtë arsye Kadastra nuk e kishte marrë përsipër regjistrimin e tyre, ndërsa tashmë me humbjen e dokumenteve origjinale rrezikohet edhe tjetërsimi i këtyre pronave.
Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit. /TCH
I kqne vjedhur vete qe te fshehin fallsifikimet-NUK E LUANBAS TOPI !
Do bejme shtet tha i gjati ine ne fushaten zgjedhore te 2013 -es . Do kete vjedhje , vrasje por e sigurt eshte se kesaj here hajduti apo vrasese nuk do kete mundesi te iki ne drejtim te paditur , do bejme shtet tha i gjati ine atehere . Na fal per naivitetin dhe mosbesimin qe treguam athere o i gjati ine . Ku ta dinim ne se ti do ti strehoje hajdutet dhe kriminelet neper zyrat e shtetit o i gjati ine ?
Shifrat/ Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Gjata me 449 vota tek Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD më 2021
po grupi I tualet palles qe ja mori ne kthese edvin gerdalles o zagar patronazhiste
Keshtu, Sali Berisha në betejën e tij kundër Lulzim Bashës, e bën atë përgjegjës edhe për djegien e mandateve te deputetit, ne fillimin e vitit 2019.
Sipas tij, ai veprim bëri që Rama të fitonte mandatin e tretë.
Por në fakt, gjashtë muaj më parë, kur nuk ishte prishur ende me Lulzim Bashën, Berisha deklaronte qartë se idenë për djegien e mandateve e ka hedhur i pari ai.
Pra, është ideatori, ndryshe nga sa thotë sot.
3 minuta nuk mjaftojne me u kthy me marre çelsin (kur harrohet) dhe jo me marre….
Ose hetoni dhe jepni lajmin ose…. pushoni te pakten… i din lartmadhnia keto pune…
Ahh harrova edhe 7×7= mund te dije ndonje pike (ne vesh thote NN) per zgjidhje ….
?♂️