• |
ide | kryesore

McGregor e bën Mourinhon të pijë whiskey: “Respekt për këtë njeri, është një legjendë”

-Instant, Sport



Në Romë, është zhvilluar një takim midis të mëdhenjve të sportit: Conor McGregor, që ka mbërritur në Itali për pagëzimin e djalit të tij Rian në Vatikan, është takuar me José Mourinhon, me të cilin ka shkëmbyer komplimente dhe përshëndetje, siç dëshmohet nga historitë e kampionit të MMA në Instagram.

“Respekt për këtë njeri, një legjendë” shkroi irlandezi 33-vjeçar, i cili në këmbim mori një fanellë verdhekuqe me numrin 10 nga trajneri i Romës. “Po, ky është ai! Po, i madhi Conor McGregor është në Romë dhe ishte një kënaqësi e madhe ta takoja, të na tregonte histori dhe t’i jepnim fanellën më të bukur në qytet, atë të Romës. Ai bëri një mrekulli, është e pamundur t’i thuash jo Conorit, mu desh të provoja whiskey!” shkroi Mou në mediat sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *